Po dilte nga Shqipëria me mbi 12 mijë euro të padeklaruara, ndalohet në Kapshticë 52-vjeçari grek

Po dilte nga Shqipëria me mbi 12 mijë euro të padeklaruara, ndalohet në Kapshticë 52-vjeçari grek

Dogana e Kapshticës

Një 52-vjeçar grek është ndaluar në pikën kufitare të Kapshticës pasditen e sotme, pasi iu gjetën 12.445 euro të padeklaruara.

Policia bën me dije se 52-vjeçari grek, banues në Gjermani, po largohej nga territori ynë me një furgon, ndërsa pas kontrollit në vijën e dytë iu gjet shuma e parave, një pjesë prej të cilave të futura në një çantë dhe pjesa tjetër të fshehura poshtë sediljes së pasagjerit.

Ndaj 52-vjeçarit kanë nisur hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore