PRISHTINË - Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një filial të një banke private në Prishtinë. Lajmi është konfirmuar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. Sipas njoftimit, grabitja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën "Bill Klinton", teksa punëtorët e kompanisë kanë qenë duke depozituar paratë.
Mësohet se grabitësit kanë pasur informacion për dorëzimin e një shume parash dhe kanë gjuajtur pikërisht këtë moment ku nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë arritur të grabitin paratë dhe të largohen menjëherë. Policia kanë njoftuar se kanë filluar hetimet për rastin, ndërsa nuk bëhen të ditura informacione të tjera.
Po dorëzohej një shumë e madhe parash, persona të armatosur grabisin bankën në Prishtinë
Komento