Korçë-Katër persona janë arrestuar në Korçë pasi po drejtonin makinën në gjendje të dehur.
Njëri nga të arrestuarit raportohet se gjithashtu ka përplasur një automjet të parkuar, ku ka shkaktuar dëme materiale.
“Shërbimet e Policisë Rrugore të Korçë kanë arrestuan në flagrancë shtetasit:
![]()
Gj. T., 68 vjeç, banues në Korçë, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;
E. Sh., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar, ku si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
S. Dh., 44 vjeç, dhe T. A., 45 vjeç banues në Korçë pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur”, informoi sot policia.
Më tej Rrugorja e Korçës apelon qe të gjithë të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.
Komente

