Po e mërzit! 5 gabimet që bëni kur i dërgoni partnerit mesazhe

Po e mërzit! 5 gabimet që bëni kur i dërgoni partnerit mesazhe

Komunikimi në çift, qoftë dhe ai me mesazhe është puna juaj dhe ne nuk duam të ndërhyjmë aspak. Por disa këshilla të nevojshme që po bezdisin partnerin dhe ju nuk i keni kuptuar ende, nuk mund t’i anashkalojmë. Me siguri në ndonjë prej tyre ju gjeni veten.

I dërgon vazhdimisht mesazhe

Mos dërgo 10 mesazhe brenda 1 minute, ndërkohë që të gjitha ato që do të thuash mund t’i përmbledhësh vetëm në një, edhe pse në formë romani. 

I shkruan fjalët me germa KAPITALE 

Një mesazh  miqësor, apo edhe më shumë, është më i përshtatshëm kur shkruhet me gërma të vogla. Sepse nëse përdor germa kapitale, e bën tjetrin të mendojë që dëshiron të tregosh karakterin tënd sundues. 

E korrigjon

Ndoshta ai shkruan me shpejtësi, ndoshta nuk është perfekt në drejtshkrim etj. Në çdo rast, nëse shikon gabime drejtshkrimore, kaloi dhe mos ia përmend. Djemtë e kanë bezdi këtë pjesë (ufff, edhe pse, dreqin, nuk shkruajnë kurrë si duhet.)

Emoji, emoji, emoji

Të gjithë janë të entuziazmuar me emoji-t, por nuk është nevoja ta mbushësh çdo mesazh me zemra, figura, simbole etj. 

I dërgon mesazh, pot flet me veten

Ti i dërgon një mesazh-monolog, por je e sigurt që ai lexon nga rreshti i pestë e poshtë. Sa më shumë t’i shkruash, aq më pak lexon… e shumë më pak kupton.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë