Aleks Vishaj, i cili disa ditë më parë publikoi video duke ecur me 305 km/h me mjetin luksoz ‘Lamborghini’ në tunelin e Kalimashit ku rrezikoi jetën e të tjerëve është shoqëruar në polici. Ai u identifikua sot nga efektivët në Tiranë, ku edhe iu komunikua gjoba 100 mijë lekë të reja dhe iu bllokua automjeti.

Visha është justifikuar se nuk po e drejtonte ai mjetin kur miku i tij Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio Serbiano, po xhironte videon teksa shpëtoi për fije floku pa përplasur makinën që kishin përpara. Megjithatë, Visha nuk e ka marrë seriozisht shoqërimin në polici. Edhe këtë moment e ka filmuar për ta shpërndarë në rrjete sociale.

Përpara kishte motorët e policisë që e drejtonin, teksa po shijonte muzikën në makinë dhe tymoste cigare e përshëndeste qytetarët duke i bërë me 2 gishta. 

Pas shoqërimit, Policia Rrugore e Tiranës i ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.

Çfarë ndodhi disa ditë më parë?
Ishte miku i tij, Cllevio Serbiano që filmonte momentin kur Aleks Vishaj nuk e hiqte këmbën nga gazi vetëm që kilometrazhi të kapte shifra mbi 300. Madje vetë Cllevio e identifikoi që bëhej fjalë për të pasi njëherë dukej i frikësuar dhe më pas i tha bravo sepse arriti të frenonte dhe për fat nuk e përplasi makinën që kishte përpara.

“Na vrave o shok. Qetësohu. Bravo Aleks bravo”, i tha Cllevio. Këta janë personazhet e rrjeteve sociale që bëjnë çdo gjë vetëm për të publikuar video në Tik Tok. Pamjet e tyre erdhën vetëm pak ditë pas aksidentit të frikshëm në Tiranë që i mori jetën 3 të rinjve te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
Kush është Aleks Vishaj, miku i Stresit që u kap duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit! Alarmoi autoritetet britanike se u rikthye pasi u dëbua

1679082933_maxresdefault.jpg

Aleks Vishaj është 34-vjeçari që u shoqërua sot në komisariatin e Tiranës pasi drejtonte makinën me 305 km/h në tunelin e Kalimashit duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve nuk është një emër i panjohur. Ai është mik i reperit Stresi, ka pasion lojën e pokerit, gjë që e ka treguar përmes rrjeteve sociale.

Në vitin 2021, alarmoi autoritetit britanike pasi u kthye sërish ndonëse ishte ekstraduar për të vuajtur një dënim për vjedhje. Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar e dërgoi atë në Gjermani në prill por ai kaloi vetëm tre muaj në burg përpara se të deportohej në Shqipëri, nga ku u largua për t’u kthyer sërish në Britani.

Ora 19:57
Me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, çfarë tha në polici Aleks Visha: S’kam qenë drejtues mjeti

1679079672_nuk.JPG

Aleks Vishaj është justifikuar se nuk ka qenë drejtues i mjetit luksoz 'Lamborghini' në momentin që u xhirua video duke ecur me 305 km/h në tunelin e Kalimashit, ku rrezikuan jetën e të tjerëve.

"Nuk kam qenë unë drjetues mjeti në videon që është publikuar", ka shkruar Vishaj.

Ora 19:55
Eci me 305 km/orë me ‘Lamborghini’, Aleks Visha tallet dhe nxjerr në Tik Tok momentin e shoqërimit në polici me 'Ferrari'

 

Aleks Visha që i rrezikoi jetën qytetarëve të tjerë duke ecur me 305 km/h në mjetin luksoz ‘Lamborghini’ ka publikuar në Tik Tok videon teksa shoqërohet në polici. Ai shfaqet i qetë duke dëgjuar muzikë teksa tymos cigare dhe i bën me 2 gishta njerëzve në rrugë dhe drejton mjetin tjetër luksoz 'Ferrari'.