Pas aksidentit të frikshëm që i mori jetën 3 të rinjve, personazhet e rrjeteve sociale s’duan t’ia dinë dhe ecin me shpejtësi skëterrë duke rrezikuar edhe jetët e të tjerëve.
Së fundmi, Aleks Vishaj po udhëtonte me makinë luksoze me mbi 300 km/h ndërsa në makinë kishte Kleviol Ahmetin, i njohur në Tik Tok si Cllevio Serbiano, i cili e filmonte.
“Bravo Aleks bravo! Na vrave o shok na vrave! Qetësohu”, i thotë në një moment.
Të dy ishin në tunelin e Kalimashit kur po ecnin me këtë shpejtësi dhe shpëtuan për fije floku pa përplasur një tjetër automjet që ishte para tyre.

Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti është emër i njohur për drejtësinë. Ai po lëvizte me mikun e tij Aleks Vishaj me shpejtësi skëterrë mbi 300 km/h dhe këtë moment e filmonte duke e përgëzuar për atë që po bënte, ndonëse rrezikonte jetën e vet dhe të tjerëve.
Ai është vënë nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje që i shërbenin grupeve kriminale. Disa muaj më parë u përplas fizikisht me Noizyn në lokalin e reperit në Durrës duke thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Aleks Vishaj që drejtonte makinën me 300 km/h në tunelin e Kalimashit duke rrezikuar edhe jetën e të tjerëve nuk është një emër i panjohur. Ai ka pasion lojën e pokerit, gjë që e ka treguar përmes rrjeteve sociale.
Ndërkohë kur vuante dënimin në Britani ku u kthye pas dëbimit, me guximin që e karakterizon i riu regjistroi veten në një celular të cilin e mbante të fshehtë në qelinë e tij gjatë qëndrimit të tij në qelinë e burgut Wandsworth në Londër.
-
Merreni me maskarenj!!kur ju beni artikull per keta *cubela*cdo mesojne te vegjelit vetem degjenerim!!turp per keta qe bejni cubin ne tik-tok
Përgjigju -
Dava halabakesh e turpi jone.Shteti dhe policia jane me rrugacet dhe jo me popullin.
Përgjigju -
Kamikaze qe per shume pak qene duke marre ne qafe makinen qe kishin perpara. Do zoti edhe e gjen edhe ky nje dite rrugen per ne boten e pertejme pa marre te tjere me vete.
Përgjigju -
Per ata qe se din, aleksit i ka vdek nje vlla ne aksident. E ky bixhozxhi i ndyt qe edhe buken e fmive e len ne bixhoz e din vet ca ka be me kushrinen e vet
Përgjigju -
Pse nuk u vrane keta plera qe te marin ne qafe se jane kriminela te ndyre.
Përgjigju -
shum shpejt do shkoni ne te semes dhe ju si ai tjetri po ishalla smerrni njeri tjeter ne qaf.
Përgjigju -
O ju pshurrsha fytyrat o plehera! Edhe brenda tunelit o zot! Policia ka marre pushimet as nuk ekziston fare!
Përgjigju









Komente
Komento