Dy turiste të vdekura në Qafë-Valbonë, bien në greminë teksa po eksploronin zonën! Policia po tenton të nxjerrë trupat, terreni i vështirë
Pamje nga zona e Qafë-Valbonës
KUKËS- Dy turiste kanë humbur jetën teksa po eksploronin zonën në Qafë-Valbonë. Turistet e huaja, po lëviznin në shtegun Valbonë-Theth, pa asnjë shoqërues që njeh zonën dhe si pasojë e terrenit të ashpër dhe kushteve jo të favorshme atmosferike, me mjegull e borë, kanë rrëshqitur dhe kanë përfunduar në greminë.
Trupat e pajetë të dy turisteve shtetases belge B. M. dhe shtetases franceze J. B. janë gjetur në vendin e quajtur Qafë-Vlabonë, por ende nuk janë nxjerrë nga gremina. Sipas policisë për shkak të terrenit të ashpër si edhe kushteve atmosferike as helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur trupat e pajetë.
Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes. Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve.
Edhe më parë janë shënuar raste tragjike gjatë kalimit të shtegut Theth-Valbonë, pasi turistët e huaj të cilët eksplorojnë zonën nuk e njohin terrenin. Ndërkohë një rast tragjik u shënua edhe një ditë më parë edhe në kanionet e Osumit, ku rrjedha e lumit mori para turistin holandez, Jules Schurmmans, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.
Në një intervistë për Report Tv, drejtuesi i Federatës së Raftign, Zamo Spathara, tha se duhet të forcohet kuadri ligjor, sepse turistët e huaj nuk e njohin rrezikun e lumenjve e maleve tona.
“Ne bëmë një program një studim për lumenjtë e rrezikshëm dhe aktivitetet ujore dhe nivelin e vështirësisë së lumenjve, por ministria nuk e miratoi. Na duhet të jetë ligji i fortë ne gjithmonë hasim në probleme, njerëz të pashoqëruar që s’kanë njohje për këtë lum dhe nuk e di me çfarë has! Përsëri do të ndodhin këto incidente. Edhe sot arritëm të shpëtojmë një austriak që kishte hyrë në lumë pa veshje dhe i pashoqëruar”, tha Zamo Spathara - Federata Shqiptare Rafting
M.Q./A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush ka mbajtur qëndrimin më të saktë rreth situatës në veri të Kosovës?
-
Rama
54.9%
-
Kurti
38.9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2028
Lajme të tjera
-
Kanceri i preku dhe mëlçinë, 74-vjeçarja nga Kukësi rrëfehet për Report Tv: Sot ka shërim nëse kapet në kohë! Gratë të bëjnë kontrolle periodike
4 Tetor, 16:26
-
EMRI/ Theu masën e ‘arrestit në shtëpi’ të caktuar nga GJKKO, kapet duke bërë xhiro me kanabis në makinë 19-vjeçari në Kukës
3 Tetor, 14:06
-
Censi në Kukës, vetëdeklarohet 30% e popullsisë! Anketuesi: S’ka refuzime, deklarojnë besimin dhe etninë
3 Tetor, 12:11
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor, 12:54
-
Shpopullimi në Shishtavec të Kukësit, të moshuarit jetojnë vetëm! Çifti i bashkëshortëve për Report Tv: Nuk rrihet pa fëmijët, na merr malli
1 Tetor, 12:30
-
Patatja e Shistavecit, tkurret sasia e prodhimit por shitet më shtrenjtë! Fermeri: Ky vit ishte shumë dobët
30 Shtator, 13:23
-
Raporti i OSBE/ODHIR/ Opozita: Vërtetoi shit-blerjen e votës
30 Shtator, 13:00
-
Kryebashkiaku i Kukësit flet për herë të parë në Report Tv: Do jem njeri i punës, turizmi dhe infrastruktura prioriteti im! Emigrantët do nxis të investojnë në vendin e tyre
29 Shtator, 21:07
-
Humbja në Kukës, Berisha refuzon të bëjë veten përgjegjës: U blenë, kanë dhënë lekë me thasë për një javë resht! 11 përjashtimet e Bashës? Vetë e ka fajin
29 Shtator, 12:44
-
Humbja e ‘BF’ në Kukës, Kadilli: Berisha të hapë krahun se mori më qafë opozitën! Zhvendosja e Bardhit te Rithemelimi? Vendim politik! Karaj: E njeh si deputet
27 Shtator, 17:48
-
Zgjedhjet në Kukës, Zaloshnja: Bashkimi i Berishës e Metës tregon se pakësojnë votat! Të ndryshojnë emrin e koalicionit në ‘Bashkë Humbasim’
27 Shtator, 13:55
-
Të thellosh humbjen me ‘Gjicin në krah’, dita e kiametit për opozitën!
26 Shtator, 19:38
Ne fakt,shteti duhet te krijoje nje guide elektronike qe te mund te perdoret nga turistet edhe kur nuk jane te shoqeruar,si p.sh.cilet lumenj jane te notueshem dhe te navigushem e ne cilat pjese,cilat zona malore jane te mundeshme te eksplorohen,ku,kur dhe si,po keshtu dhe shpellat,pyjet,shtigjet,etj.Dhe keto info.te rinovohen vazhdimisht ne varesi te stines e motit.
PërgjigjuKush pjerdh tek ne aman. A do behet ndonje kompleks vilash luksoze 800 mij Euroshe anej ate na thuj. Dashke studim ti.
Përgjigju