I gjithë territori i Qarkut Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar. Për shkak të reshjeve, akset rrugore nacionale vijon rënia e gurëve, dherave dhe materialeve inerte.
Rëniet e gurëve dhe vërshimet e ujërave paraqiten më shqetësuese në disa segmente të rrugëve nacionale të Tropojës. Subjektet kontraktore janë në terren për pastrimin e tombinave dhe eliminimin e problematikave të hasura, kryesisht në akset, Bajram Curri - Fierzë,Dushaj - Lekbibaj, Bajram Curri - Valbonë.
Të gjitha akset nacionale në nivel qarku janë të qarkullueshme. Ndërkohë disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike: në Nj.Adm. Qendër Krumë, fshati Zahrisht Bashkia Has, Nj.Adm. Golaj, fshatrat Helshan, Kosturr, Perollaj.Tropojë, Nj.Adm. Bytyç,fshatrat Kam, Leshniq, Kepenek, Zherkë, Nj.Adm. Llugaj,fshatrat Bukovë, Demaliaj, Beg Pac.
Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë sjellë rritje të ndjeshme të rezervave hidrike në kaskadën e Drinit. Niveli i liqenit të Fierzës ka shkuar në 276.58 metra, ndërsa prurjet mesatare në hyrje janë rreth 430 m³/s.
Megjithatë, pavarësisht rritjes së prurjeve, Heci i Fierzës nuk po prodhon energji elektrike, pasi asnjë nga katër agregatët nuk është aktualisht në punë.
Lajmi kryesor:
Shembja e urës izolon 10 fshatra në Kolonjë, banorët në protestë! Në izolim edhe 6 fshatra në Dropull! Osumi, Semani e Ishmi dalin nga shtrati, përmbytin tokat








