Po eksploronte një zonë malore dhe u rrëzua me motoçikletë, policia shpëton turistin austriak në Selishtë të Dibrës

Po eksploronte një zonë malore dhe u rrëzua me motoçikletë, policia shpëton turistin austriak në Selishtë të Dibrës

Turisti austriak në Dibër

Një turist austriak është shpëtuar nga policia pasi gjatë eksplorimit gjatë natës në zonë malore u dëmtua me motoçikletë.

Dibër

Policia e Dibrës dhe banorët e zonës i shkojnë në ndihmë një turisti austriak që ishte rrëzuar duke drejtuar motoçikletën dhe kishte pësuar dëmtime fizike, gjatë eksplorimit në një zonë malore. 

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka telefonuar një banor i fshatit Lukan, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, për një turist austriak që ishte rrëzuar me motoçikletë, duke eksploruar zonën malore të këtij fshati, në njësinë administrative Selishtë, bashkia Dibër, dhe kishte vështirësi për të lëvizur. Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Policisë janë nisur drejt këtij vendi, për të ndihmuar turistin.    

Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë e kanë transportuar shtetasin austriak nga terreni malor ku ishte rrëzuar deri në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë. Turisti mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore.          

Turisti austriak ka falënderuar banorët e zonës dhe shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe  ndihmën që i dhanë.

Në përditësim...

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja