Prindërit e Archie Battersby , djalit 12-vjeçar nga Britania, i cili prej muajsh ndodhet në koma, po luftojnë betejën e fundit ligjore për jetën e djalit të tyre. Ata po kërkojnë leje për ta transferuar djalin nga një spital në Londër, ku po trajtohet, në një qendër mjekësore “për një fund dinjitoz ”, siç tha nëna e djalit, Holly.
"Nëse ata refuzojnë ta çojnë atë në një qendër, do të jetë thjesht çnjerëzore dhe kundër dinjitetit të Archie," tha ajo në një deklaratë, duke shtuar se "ne do të luftojmë deri në fund për të drejtën e Archie për jetë".
Kërkesa e tyre është nën shqyrtim gjyqësor. Dje u refuzua ankesa e prindërve në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut , e cila vendosi se ajo nuk ka juridiksion.
Pati vendime të mëparshme nga gjykatat britanike në shkallën e parë dhe të dytë që vendosën që mjekët mund ta shkëputnin djalin nga makineritë që e mbajnë në jetë. Sipas vlerësimeve të mjekëve nuk ka mundësi për ringjallje.
12-vjeçari është në jetë nga aparaturat që prej datës 7 prill, kur u gjet pa ndjenja. Vlerësimi i mjekëve, i cili u pranua edhe nga gjykatat, është se ai nuk ka funksion të trurit dhe nuk reagon ndaj stimujve.
Vendimet e gjykatës u dhanë mjekëve të drejtën të mbyllnin aparaturat nga e mërkura, por një apel në GJEDNJ e “ngriu” procesin. Deri në vendimin përfundimtar për fatin e djalit, asgjë nuk do të ndryshojë në trajtimin e tij.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.1%
-
Të gabuar
19.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2621
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Britania e dëboi pas dënimit, shqiptari rikthehet ilegalisht me pasaportë false greke nga Irlanda! Ishte anëtar i një grupi narkotrafiku
24 Shtator, 08:20
-
Angli/ Dokumente false nga Shqipëria, shkatërrohet rrjeti i trafikantëve! Zbardhet skema si vepronin
23 Shtator, 16:36
-
U kap në 'shtëpi bari', dënohet me 2 vite e 3 muaj burg 46- vjeçari shqiptar në Britani
17 Shtator, 21:01
-
Britania e interesuar për marrëveshjen Shqipëri-Itali, avokati Hasani për Report Tv: S’mund të kthehemi në vend që strehohen emigrantët e shteteve tjera
17 Shtator, 12:38
-
Britania e Madhe gati të ‘kopjojë’ marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, sekretarja e Brendshme: Po e shqyrtojmë! Kryeministri Starmer takon Melonin
16 Shtator, 15:03
-
Tjetër tragjedi në La Mansh! 8 persona humbën jetën në tentativë për të shkuar në Britaninë e Madhe
15 Shtator, 15:46
-
Emigrantët/ Anglia sytë nga Shqipëria? Kryeministri britanik: I hapur për dërgimin e azilkërkuesve, dua të shoh si funksionon marrëveshja me Italinë
15 Shtator, 12:56
-
Shqiptarët në pritje të dëbimit nga Anglia! Këshillohen në TikTok se si t'i shpëtojnë ndalimit: Shkulni dhëmbët (VIDEO)
14 Shtator, 10:36
-
Historia e pazakontë/ Vëllai po i mbytej në kanalin e La Manshit në Angli, shqiptari telefonon nga Shqipëria gabimisht policinë amerikane, e shpëton (VIDEO)
13 Shtator, 21:55
-
Gjendet portreti i famshëm i Churchillit
12 Shtator, 15:54
-
SHBA dhe Britania akuzojnë Iranin se i ka dërguar Rusisë raketa për t'i përdorur në Ukrainë
10 Shtator, 18:48
-
Hapi plantacion kanabisi 16 vite më parë në Kallamata të Greqisë, ADN tradhton shqiptarin, arrestohet i fshehur në Angli
10 Shtator, 12:23