'Po falimentojmë', peshkatarët e Sarandës në protestë: Ulni çmimin e naftës dhe na jepni pagën e luftës (VIDEO)

Rreth 50 peshkatarë të Sarandës kanë protestuar për shkak të çmimit të lartë të naftës por dhe mospërfitimit të pagës së luftës. Për shkak të mbylljes së restoranteve por dhe uljes së fuqisë konsumatore, peshkatarët shprehen se po falimentojnë  dhe për këtë kërkojnë mbështetje nga shtetit. Ata shprehen se çmimin e  naftës e paguajnë më shumë se jahtet që vijnë të furnizohen në Sarandë. Nafta me çmim të papërballueshëm ka bërë që peshkatarët në Sarandë të dalim më rrallë në det, duke e bërë të vështirë kështu edhe sigurimin e pagesës për punëtorët. Gjithashtu ata shprehen se pavarësisht se hanë të siguruar asnjëri prej tyre nuk ka përfituar pagën e luftës. Nga porti i peshkimit ata kërkojnë që qeveria të ndërhyjë për këtë çështje.

"Kemi një problem për punën e karburantit dhe e marrim me çmim shumë të lartë edhe pse çmimi ka rënë shumë në bursa ndërkombëtare. I kërkojmë qeverisë ta shikojnë me prioritet këtë çështje. Shikoni problemin e karburantit pasi jemi drejt falimentimit", tha një peshkatar.

Ata thonë se po dalin një herë në 3-4 ditë në det pasi nuk kanë se ku ta shesin mallin e tyre dhe kjo po i çon drejt falimentit.

Mbyllja si pasojë e pandemisë e restoranteve, ulja e konsumit familjar, mungesa e tregut dhe çmimet e larta të naftës janë disa nga arsyet që peshkatarët deklarojnë se po i çojnë drejt falimentimit.


Lajmi kryesor:

Punonjësit e qendrës tregtare në Fier dhe peshkatarët në Sarandë në protestë: Duam pagën e luftës


/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë