Po festonin daljen e shokut nga burgu, arrestohen dy vëllezërit e shumëkërkuar në Dibër

DIBËR- Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy vëllezër, Kalosh Kaca 36-vjeç dhe Artur Kaca 28-vjeç të cilët ishin shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në prill të 2018 ku së bashku me vëllain tjetër Rr. Kaca, (i arrestuar ditën e ngjarjes nga policia), kanë plagosur me breshëri automatiku Erjon Çerën, 24 vjeç, për motive hakmarrjeje.  

Operacioni 'Tartaj' për kapjen e dy vëllezërve është organizuar mëngjesin e sotëm, ku ata po festonin daljen e një mikut të tyre nga burgu.

Të akuzuarit do të përballen me akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentative”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Por si ndodhi ngjarja?

Më datë 06.04.2018, tre vëllezër kanë shkuar në banesën e një 24-vjeçari, Erjon Çera dhe e kanë qëlluar me armë, duke e plagosur rëndë, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një konflikt për kullotat. Ngjarja është shënuar në fshatin Nezhaj të Dibrës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh