Po filmonte operacionin, goditet gazetari në Dibër, policia: I kërkojmë ndjesë, ishim nën tension (VIDEO e momentit)

Mbrëmjen e sotme gjatë një operacioni që u zhvillua në Dibër për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë është regjistruar një incident, pasi gazetari Enver Doçi u godit nga njëri nga punonjësit e policisë. Pamjet e filmuara nga persona që ishin të pranishëm kanë regjistruar ngjarjen dhe episodin kundër gazetarit, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. "Nxora telefonin dhe po xhiroja, kartën e gazetarit ma tërhoqën dhe ma këputën, më hodhën telefonin, kur tentova ta marr më goditën me qytën e automatikut në këmbën e majtë dhe i ra karrikatorja poshtë. Erdhi një tjetër dhe më goditi pas kurrizit te këmba, por nuk e pashë. Më morën telefonin, i ranë me shkelm" tregoi ngjarjen në spital gazetari Doçi. 

Gazetari Enver Doçi  në spital

Pas ngjarjes ka reaguar Policia e Shtetit duke shprehur keqardhje dhe kërkuar ndjesë për atë që e cilëson si shtyrje ndaj gazetarit, por shton se nuk arritën që ta identifikonin në kohë se ishte punonjës i medias dhe se aksioni ishte kompleks, pasi u arrestua një person me precedent të shumëfishtë penal. "Policia e Shtetit ka ndaluar sot në mbrëmje në Peshkopi një person me precedente të shumëfishtë penale, ndaj edhe aksioni i ndalimit ka qenë kompleks. Nisur nga të dhënat e marra në rrugë operacionale, operacioni ishte me risk të shtuar. Në kushtet e këtij aksioni të zhvilluar në një situatë të tensionuar, një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin. Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këtë incident duke i kërkuar ndjesë gazetarit.  Ky akt i pakëndshëm erdhi si rezultat i aksionit të zhvilluar nën tension dhe pamundësisë së punonjësit të Policisë për të identifikuar në kohë të shpejtë gazetarin.  Pavarësisht situatës së krijuar, Policia e Shtetit siguron të gjithë qytetarët dhe gazetarët se është në shërbim të tyre dhe ndodhi të tilla nuk do lejohen të përsëriten, pavarësisht arsyeve dhe situatave" thotë policia.

Pas lajmit për goditjen e gazetarit nga FNSH në Dibër ka reaguar politika. I pari  që ka reaguar ka qenë presidenti Meta duke bërë thirrje që të zbardhet e gjithë ngjarja.  "Dënoj me forcë dhunën fizike të ushtruar nga punonjës të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit Enver Doçi, i cili ishte në krye të detyrës. Duke i uruar shërim të shpejtë, shpreh solidaritetin e plotë me z.Doçi dhe të gjithë gazetarët që me guxim, kurajo e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave. Apeloj zbardhjen e plotë dhe hetimin me përgjegjshmëri maksimale të kësaj ngjarjeje të rëndë duke përsëritur thirrjen e tij për ndëshkimin e të gjithë autorëve të dhunës, shantazhit, kërcënimeve e presionit ndaj gazetarëve. Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike" deklaroi Meta.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe PD. Me anë të ish-deputetes Albana Vokshi, PD ka dënuar dhunën ndaj gazetarit. "Dënoj me forcë dhunën policore ndaj gazetarit Enver Doçi. Të bashkuar do ta mposhtim dhunën Dënoj me forcë dhunën policore ndaj gazetarit të Enver Doçi. Dhuna shtetërore ka dal jashtë kontrollit. Pasi dhunuan gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme qytetarët, tashmë rradha i erdha punonjësve të medias në krye të detyrës. Ky është regjimi kriminal i Edi Ramës, që po tregon fytyrën e vërtetë nga ora në orë. Kjo është Policia Politike dhe Kriminale e Edi Ramës. Refuzoni dhunën shtetërore. Braktiseni Edi Ramën, njëriun që për pushtet personal ka vendosur të dhunojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, të dhunojë brutalisht lirinë e medias dhe të drejtën e informimit. Mos u trembni! Regjimi është drejt fundit. Rezistoni, bashkohuni me njëri tjetërin. Të bashkuar do ta mposhtim dhunën shtetërore" tha Vokshi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xheviti: 30/06/2019 17:38

    POLICIJA ESHTE TOTALISHT E POLITIZUAR LLESHI JA U KA BERE TE QARTE POLICEVE PO SU KAP OBJEKTIVI JENI TE PUSHUAR NGA PUNA

    Përgjigju
  • asolingo: 30/06/2019 11:14

    Sholu te shkuara,po gazetar te mar video me celular se kam degju nonje here,se ne shqiperi vetem nje gazetar eshte"dixhitali".

    Përgjigju
  • Popull: 30/06/2019 05:08

    Mos i vini fajin policisë që punon gjithë kohës nën tension e molotov, normalisht një gazetar ska pse mbrohet nën mburojën e të qenit gazetar dhe të filmoj me celular, mendoni një moment sikur personi që po arestohej të qëllonte me arëm drejt policisë dhe gazetarin ta kishte kapur plumbi, cdo kishte ndodhur!? , politika e qelbur do fillonte të thoshte faji i policisë që nuk krijoi perimetër sigurie. Gazetari të hapi syt dhe mendje për herë tjetër. Respekte për pjesën e shëndoshë të Policisë së shtetit.

    Përgjigju
  • XXX: 30/06/2019 03:43

    Polici rezikon koken me kriminelin. Sa polic jane vrare ne luft me krimin? Ky kokra legenit nje gazetar pacavure duhet ta kuptoje qe ne mes operacionit te policise mund te hash edhe plumbin nese ka shkembim zjarri. Mos hynte ne mes e mos afrohej fare. Tja kishin thyer brinjet do kishin ber miren pak e paskan raf.

    Përgjigju
  • Justice: 30/06/2019 02:56

    Sa tragjike i beni gjerat,edhe vete ai e kupton qe ka qene ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar

    Përgjigju
  • xreport: 30/06/2019 02:10

    te ishte futur ne operacion ne ndonje vend te europes do ishte arrestu per pengese te policise ne operacion.

    Përgjigju
  • Dordomusi: 30/06/2019 01:35

    Jepini dordomusin ketij mileti qe te shkoj e te votoj neser se ndryshe nuk degjon

    Përgjigju
  • Lui: 30/06/2019 00:44

    Aman vetem sulm kunder medias mos e quani, mos abuzoni kaq ulet.. Policet thjeshte kane qene duke bere nje aksion arrestimi dhe normalisht krijojne nje perimeter sigurie duke larguar njerezit qe afrohen. Incident qe duhet te mirekuptohet nga te gjitha palet, aq me teper qe policia kerkoi ndjese per aq sa ndodhi. Shpresoj mos te ndodhin me gjera te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar

Elhaida Dani rrëfen betejën me paragjykimet: Edhe unë u rrëzova, jam rritur me ëndrrën për të fituar