TIRANE-Si cdo fundjavë policia rrugore vijon monitorimin me radar për rritjen e parametrave te sigurisë rrugore dhe ndëshkimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit.
Gjatë natës në Sauk është kapur nga radari një person që lëvizte me 155 km/h deri 160 km/h, ndërsa policia thekson se kjo është e papranueshme.
Policia rrugore ka një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve. "Mos shpejtoni se polici rrugor edhe pse shpesh i padukshëm, është i pranishëm në çdo aks rrugor me anë të mjeteve logjistike, ndërkohë që masa administrative do t'ju vijë aty ku banoni".