Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin në autostradën Tiranë-Durrës, me qëllim parandalimin dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Kështu gjatë 48 orëve të fundit janë pezulluar 39 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, vetëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Ndërsa shpejtësitë, me të cilat ecnin drejtuesit e mjeteve, varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës, ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative: pezullim të Lejes së Drejtimit. Nga ana tjetër policia ka njoftuar se do të shtojë akoma më shumë kontrollet, me qëlim parandalimin e aksidenteve.
Ndërsa në faqen e Policisë së Shtetit shkruhet se:
Qëllimi jonë s’është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë.
Policia e Shtetit
Jan vrases me paramendim jo shofera
Përgjigju