Kamera e Report Tv qëndroi për afro 120 minuta tek morgu i Tiranës ku në ambientet e tij u futën 7 autoambulanca, dy prej të cilave me mbishkrimin nga spitalit “Shefqet Ndroqi” i cili funksionin vetëm si spital Covid.
Në këtë rast, dy autoambulaancat sollën 4 të pajetë, ndërsa autoambulancat e tjera ende nuk dihet se nga i kanë sjellë trupat e dorëzuar në morg.
Ndërkohë nuk munguan as automjetet e makinave funerale ku siç shpjeguan jashtë kamerave shoferët marrin personat që kanë humbur jetën nga COVID dhe i dërgojnë për kryerjen e ceremonive mortore.
Për akuzat e kreut të opozitës se janë fshehur shifrat reale të të vdekurve me COVID, ReportTv u interesuar edhe pranë SPAK dhe Prokurorisë së Tiranës.
Prokuroria e Posaçme sqaroi se ata nuk inventarizojnë të vdekurit dhe nuk është kompetencë e tyre ndërsa prokuroria e Tiranës tha se ende nuk ka nisur një procedim penal apo të jetë ngritur një grup hetimi.
-
Duhet te dale te flase ai palo kryeminister njehere neser, pastaj te fillojne te mendojne ato palo institucione drejtesie se cfare duhet te bejne...ky eshte kodi mafjoz i shqiperise tone te shtrenjte. Turp e faqja zeze.
Përgjigju-
Po mir mo se ku di gje un ben buje te madhe cdo gje ne kete vend... Nuk vdisnin njerezit nga motive te ndryshme para covid-19!? Apo erdhi covid edhe tani vdesin vetem prej ketij... Po si injorant ishit o popull edhe po ashtu vazhdoni... Jam shum dakort ka me shum vdekje por mos e baltosni tani kaq shum edhe ne media edhe show mediatik vazhdon ... Njerezit vdesin perdita cikli jetik jeta eshte reciklim lind vdes lind vdes... E shikon cben dituria edhe inteligjenca I thot stop ketyre parrullave si te bashave e kompani e edi ramushve edhe monikushve e ilirushve... Por sic thashe injoranca e show vazhdon...
-











Komente
Komento