Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës, por ata nuk e kanë denoncuar rastin në polici edhe pse predhat janë një rrezik serioz, pasi të gjitha janë të pashpërthyera dhe tëjet të amortizuara.
Sipas banorëve, predhat e gjetura dyshohet se janë marrë nga bazat ushtarake dhe janë groposur në këtë vend gjatë trazirave të vitit 1997.
Ekspertet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin ku janë gjetur predhat për të zbuluar peridhën së cilës i përkasin, ndërsa është bërë e ditur se në një kohë shumë të shpejtë do të bëhet edhe largimi i tyre nga ky vend.
Në zone përreth është vendosur dhe një perimeter sigurie, duke mos lejuar asnjë banor që të afrohet në këtë vend, pasi amortizimi i tyre përbën rrezik shpërthimi.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)