Po hetohej për shkelje të detyrës, oficeri më i lartë i policisë në Suedi, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Po hetohej për shkelje të detyrës, oficeri më i lartë i policisë në Suedi, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Oficeri i lartë i policisë suedeze, Mats Lofving

Një nga oficerët më të lartë të policisë suedeze është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në një incident tragjik, shkruan BBC.

Mats Lofving, i cili ishte shefi rajonal i policisë së Stokholmit, sapo ishte vënë nën hetim mbi vendimet që si kishte marrë ndërsa dyshohej se kishte marrëdhënie me ish shefen e inteligjencës policore.

Policia tha se ata u njoftuan për një person të plagosur në Norrkoping, 160 km (100 milje) në jug-perëndim të Stokholmit. Por fatkeqësisht, oficeri nuk mundi të mbijetonte.

Një zëdhënës i tha mediave suedeze se policia kishte nisur një hetim paraprak për vrasjen, sepse rrethanat rreth vdekjes së tij ishin ende të paqarta.

Disa orë më parë, hetimet zbuluan se Lofving, 61 vjeç, i cili ishte gjithashtu zëvendës shefi i policisë kombëtare, kishte një konflikt interesi në disa nga vendimet që ai mori në lidhje me Linda Staaf, e cila ishte shefe e inteligjencës në departamentin e operacioneve kombëtare të policisë.

Shefi i policisë u përfshi në caktimin e armës së saj të shërbimit në vitin 2020, zgjatjen e kontratës dhe rritjen e pagës, si dhe duke i dhënë lejen për të shkruar një roman kriminal.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë