Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Greqi, pasi u qëllua me armë zjarri në këmbë nga pronari i shtëpisë ku po tentonte të hynte për të vjedhur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së djeshme në Neo Rysio të Selanikut. Në momentin kur shqiptari ka tentuar të hyjë në brendësi të banesës, ai është pikasur nga pronari i shtëpisë, i cili ka marrë më pas armë dhe i ka qëlluar në drejtim të këmbës.
Autoritetet janë njoftuar nga banorë të zonës të cilët kanë dëgjuar të shtënat. Mësohet se shqiptari është dërguar në spital, ndërsa pronari i banesës është arrestuar.
I LUMTE DORA SHUM MIR JA KA BER .
Përgjigjubravo.hajduti vetem plum don.
Përgjigju