Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës

Korçë/ Drogë me ushqimet, arrestohet një person brenda burgut të Drenovës

Burgu i Drenovës

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.

Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se një shtetas ka shkuar për të dërguar ushqime për një të afërm por gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur në xhepin e çantës 2 boçe lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Sipas policisë shtetasi i arrestuar është identifikuar si Olsi Kondillari, i cili është djali i dajës i një të dënuari dhe çantën me rroba po ja çonte si dërgesë nga babai i tij.

Ndërkaq ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të sasisë së lëndës: Nuk kisha idenë çfarë kishte brenda në çantë, me thanë thjesht ta sjell këtu.

Mësohet gjithashtu se shtetasi që do merrte çantën është dënuar pak ditë më parë për lëndë narkotike.

Policia po merret me veprimet e mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Veliaj i bashkohet mbledhjes së Këshillit Bashkiak: Më pritën jashtë SPAK-ut makinat 100 mijë euro të këtyre që kanë mbledhur stanin me lepuj

Veliaj i bashkohet mbledhjes së Këshillit Bashkiak: Më pritën jashtë SPAK-ut makinat 100 mijë euro të këtyre që kanë mbledhur stanin me lepuj