TIRANË- Një 39-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke djegur automjetin e tij, tip ‘Nissan’. Referuar burimeve zyrtare në pranga ka rënë R. A., 39 vjeç, banues në Krujë.
Ai është arrestuar pasi në fshatin Tapizë, Krujë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin "Nissan". Sipas policisë, i riu ishte në gjendje të dehur, megjithatë vijojnë hetime.
Nga kontrolli, rezultoi se në makinë iu gjet edhe një fenelinë policie që e mbante pa lejen e autoriteteve përkatëse.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 39 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin Tapizë, Krujë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin "Nissan" në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit në automjet iu gjet një fenelinë policie që e mbante pa lejen e autoriteteve përkatëse”, njofton policia.