‘Ilir Suli i braktisur sot, ku ndodhet?, ministrja Kushi i përgjigjet komentuesit: Ish nën-kampioni prej kohësh është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes

‘Ilir Suli i braktisur sot, ku ndodhet?, ministrja Kushi i përgjigjet komentuesit: Ish nën-kampioni prej kohësh është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes

Ilir Suli dhe Evis Kushi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në një postim të Kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili e akuzon për braktisjen nga ana e inistitucioneve të ish nën-kampionit në Peshëngritje, Ilir Sulit.

“O zoti kryeministër na thuaj pak për Ilir Sulin ku ndodhet sot, ti nuk ishe atëherë ministër, i braktise, shkruan komentuesi në Facebook në një postim të kryeministrit.

Ministrja Kushi i është përgjigjur komentuesit dhe e ka informuar publikun njëkohësisht se ish nën- kampioni është i punësuar prej kohësh në Ministrinë e Mbrojtjes.

 “Duke qenë se kryeministri prej kohësh është tërhequr nga replikat me komentuesit, ndjehem e detyruar të komentoj unë sepse manipulimi i publikut me një video të vjetër të Ilirian Sulit është vërtetë i neveritshëm. Por nga ana tjetër është për të ardhur keq, që ju i besoni një manipulimi dhe jo faktit të paraqitur edhe në informacionin e dhënë më sipër nga kryeministri. Ilirian Suli ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes.", shkruan Ministrja në përgjigjen e saj.

Komenti në postimin e kryeministrit Rama dhe përgjigja e Ministres Kushi

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?