'Po ju del situata jashtë kontrollit pas mitingut të parë', Basha debat me analistin: I kam respektuar masat, COVID-i s'është shqetësim i Ramës

'Po ju del situata jashtë kontrollit pas mitingut të parë', Basha debat me analistin: I kam respektuar masat, COVID-i s'është shqetësim i Ramës

Lulzim Basha

Një debat ka ndodhur mes kreut të PD Lulzim Basha dhe analistit Skënder Minxhozi pasi ky i fundit ka deklaruar se Basha ka qenë element i përgjegjshëm nga opozita gjatë pandemisë për masat antiCovid deri në mitingun hapës të fushatës elektorale.

Sipas Minxhozit pas mitingut në Tiranë me makina, Bashës po i del situata jashtë kontrollit.

‘’Më vjen mirë që ju dëgjoj, por s’më vjen mirë që ju shoh. Nuk ju kuptoj pas mitingut të parë hapës, ju në raport me pandeminë jeni politikan me dy kohë. Ju kam përshëndetur, për aq sa ka rëndësi, nga opozita keni qenë nga ata elementë të përgjegjshëm, ju i keni pasur tuajat, dhatë mesazh për të përdorur maskë, formate të vogla, të distancuara. Që është ai kalvari i mbrojtjes. Pas mitinug të parë, kur mjetet i lanë për t’u ngjeshur në rreshtat e parë. Kam frikë se po ju del jashtë kontrollit dhe me sjelljet dhe me përgjigjet është më shumë e kërkuar. Në sheshe të hapura fushatë. Nuk e di sa bindës jeni që shkoni në Elbasan, ju pashë dhe në Divjakë, gjeni foni, se si mund të dalë fonia, se si mund të vijnë ata njerëz, ndonjëri me maskën ulur, edhe kur bërtasin bëhen më shumë përhapës, zëreni se jam një banor i Cërrikut që dua t’ju votoj. Gjej vetat, ju dëjgova, pas 2 ditësh dal pozitiv. Çfarë do më thoni? ‘’- tha Minxhozi.

Por ndonëse takimet e i ka zhvilluar me shumë njerëz Basha tha në emisionin "Real Story" se ka respektuar dhe zbatuar masat në të gjitha takimet e tij, duke shtuar se i vetmi që nuk shqetësohet për pandeminë sipas tij është kryeministri Edi Rama.

Analisti Skënder Minxhozi pyeti Bashën se çfarë do t’i thoshte, nëse ai do të rezultonte pozitiv me Covid-19 pas takimit të PD. Në përgjigjen e tij, Basha u shpreh se ka respektuar masat anti-Covid, duke shtuar se padurimi për largimin e Ramës është i madh.

Pjessë nga diskutimet:

Basha: Detyra ime është t’iu bëj thirrje të mbajnë maska, distancë, dhe e bëj rregullisht. Detyra ime është që këto grumbullime mos t’i kthej në mitingje, ndaj unë i përshëndes dhe vijoj menjëherë me agjendën time. Ndaj dhe siç e keni parë fjala ime nuk zgjat në takime. Mjerimi ka arritur propocione të paimagjinueshme. Prje më shumë se 3-4 vitesh unë jam në mënyrë konstante edhe në shtëpitë e tyre dhe shoh që ekonomia e tyre është në pikën më të ulët për një kohë të gjatë. Kjo ka çuar në plagë të tjera, si rritja e emigracionit, mundësia për të blerë ushqime.

Minxhozi: Nëse unë sëmurem gjatë takimit me Covid, çfarë më thoni ju? Kërkoni vota në këmbim të infektimeve?

Basha: Jo, takimet e mia janë të planifikuara anti-Covid.

Minxhozi: Aty vetëm anti s’ka, Covid po.

Basha: Problemi më i madh i Shqipërisë është se duan ndryshimin, duan ta largojnë një orë e më parë Edi Ramën. Nuk e kam fjalën vetëm për demokratët, por edhe për socialistët, që vijojnë të shërbejnë akoma, dhe që duan ndryshimin. Kriza në të cilën është futur vendi këto 8 vite i ka bërë njerëzit të mos durojnë më. Në të gjitha aktivitetet që planifikojmë, ne respektojmë me rigorozitet masat anti-Covid. Nëse Rama do ta kishte shqetësim Covid-in, dil e shiko urbanet, kafet. Nuk është shqetësim i Ramës Covid-i. Shqetësimi i Ramës është të zhvendosë vëmendjen. Rama ka kthyer në lajtmotiv të fushatës së tij sulmet ndaj opozitës. Përgjigja ime është dhe mbetet e njëjta, ne marrim të gjitha masat, unë iu bëj thirrje mbështetësve të respektojnë masat, e shkurtoj masivisht kohën e kontaktit me ta.

Minxhozi: Shëndeti mbi të gjitha.

Basha: Kjo ka qenë moto, që unë e di edhe vetë dhe jam drejtuar me plane konkrete.

Minxhozi: Ç’më duhet mua ai takim, unë u sëmura? Nëse çmimi është një Covid party, atëherë dakord.

Basha: Çmimi është vetëm një, me Edi Ramën pandemia arriti majat. Padurimi është i madh.

Minxhozi: Frenoje atë padurim, se po i merr në qafë.

Basha: Keni të drejtë të jeni spektik, por duhet të më dëgjoni përgjigjen.

Minxhozi: Ju dëgjova.

Basha: Edi Rama do të ikë më 25 prill.

Minxhozi: Po ç’lidhje ka?

Basha: Unë të garantoj që pas 25 prillit nuk do t’i përdor për fushatë as vaksinat, as pandeminë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja