Stilistja e fëmijëve të çiftit mbretëror, Amaia Arietta, ka rrëfyer se si është situata në Pallat pasi princesha Kate u diagnostikua me kancer.

“Janë të shkatërruar për momentin, mendoj se po kalojnë në ferr. Është vërtet personale”, ka thënë ajo, raporton People.

Stilistja e cila zotëron kompaninë me të njëjtin emër Amaia, deri më tani i është shmangur zbulimit të informacioneve rreth çiftit.

Ndërsa akoma është e paqartë arsyeja se çfarë e shtyu atë të bënte që të deklaronte këtë gjë, pasi Kate vazhdon t’i nënshtrohet kimioterapisë.