Po kalon një fillim sezoni të shkëlqyer, por sulmuesi braziliani rrëfen: Mendova largimin nga Barça! Nuk më donin këtu

Po kalon një fillim sezoni të shkëlqyer, por sulmuesi braziliani rrëfen: Mendova largimin nga Barça! Nuk më donin këtu

Raphinha

‘Ishin disa momente, jo vetëm një, kur mendova të largohesha nga Barça’, kështu u shpreh braziliani Raphinha.

Sulmoi ka patur një fillim sezoni të shkëlqyer tashmë me teknikun gjerman Hansi Flick. Këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e fundit në Champions League, përballë Bayern Munchen në fitoren 4-1, ku Raphinha ishte protagonisti me 3 gola.

Megjithatë sulmuesi më herët ka menduar largimin nga Katalonja, kjo pasi në dy sezonet e mëparshme ka patur probleme me përshtatjen që kur erdhi nga Leeds United. Braziliani rrëfen se në fillim iu desh të duronte spekulimet se klubi donte ta hiqte qafe.

‘Gjashtë muaj e mi të parë këtu, periudha nga merkato e verës deri në Kupën e Botës, ishte një sezon në të cilin nuk pata një fillim të mirë, kështuqë më shkoi në mendje të largohesha’.

Më tej edhe gjatë kësaj merkatoje kishte mjaft presion ndaj Raphinas pasi shikohej Nico Uilliams i Bilbaos si sulmues potencial tek blaugranat që do ti merrte vendin brazilianit. Por me golat dhe asistet këtë fillim sezoni gjithçka është lënë pas dhe sulmuesi ndjehet fatlum që nuk është larguar nga Barça.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Stuhia 'Bora' goditi Greqinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në dy ishuj! Shkon në 3 numri i viktimave

Stuhia 'Bora' goditi Greqinë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në dy ishuj! Shkon në 3 numri i viktimave