Po kalonte kufirin me pasaportë të vjedhur, kapet në Qafë-Thanë 55-vjeçari! 1 muaj më parë tentoi të vriste një person me thikë për 10 mijë lekë

Po kalonte kufirin me pasaportë të vjedhur, kapet në Qafë-Thanë 55-vjeçari! 1 muaj më parë tentoi të vriste një person me thikë për 10 mijë lekë

Foto ilustruese

QAFE-THANE- Gjon Çaushi, 53-vjeç nga Vlora është arrestuar nga policia kufitare në Qafë-Thanë pasi po tentonte të kalonte kufirin me një pasaportë të cilën ia kishte vjedhur disa ditë më parë një 55-vjeçari me iniciale A.A.

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia pasi në 3 dhjetor kishte qëlluar me mjet prerës Ervis Sherifajn për shkak të një borxhi prej 10 mijë lekësh, ngjarje e ndodhur në lagjen "Isa Boletini" në Vlorë.

Ndaj tij rëndon akuza “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”

Policia njofton se veprimet e mëtejshme proceduriale u kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)