Po kthehej me motor nga puna, vdes tragjikisht në aksident u riu shqiptar në Itali

Po kthehej me motor nga puna, vdes tragjikisht në aksident u riu shqiptar në Itali

Viktima Iralt Merdita

ITALI- Iralt Merdita, 28-vjeç ka humbur jetën tragjikisht nga një aksident automobilistik në Itali. I riu shqiptar sapo kishte mbaruar punën dhe po kthehej me motor për të shkuar për të darkuar me familjen e tij.

Por fatkeqësisht nuk mbërriti kurrë në shtëpi. 28-vjeçari me origjinë shqiptare mbeti viktimë e një përplasje të fortë me një Volkswagen Passat. Sipas mediave Italiane goditja ishte aq e fortë sa trupi i tij pësoi lëndime të shumta. Ai ndërroi jetë në spital ditën e sotme.

Me profesion mekanik, ai jetonte në Ghedi dhe kishte disa muaj që punonte në karrocerinë Warner Car në Leno. 

Në vetëm tre muaj kishte fituar besimin dhe vlerësimin e kolegëve dhe të pronarit: “Ishte djalë shumë i mirë: i arsimuar, i përgjegjshëm, i disponueshëm”, tha me një zë të thyer nga dhimbja një nga kolegët.

Dinamika e aksidentit dramatik, që ndodhi në orën 20 të së mërkurës së 21 qershorit, është ende duke u shqyrtuar nga karabinierët.

Nga aksidenti nuk ka dëshmitarë dhe ushtria po shqyrton kamerat në zonë për të sqaruar shkaqet e aksidentit që shkatërroi ëndrrat dhe shpresat e një djali 28 vjeçar. Gruaja pas timonit të Passat-it, 40-vjeçarja shqiptare nga Leno, ka pësuar tronditje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Manerbios për mjekim dhe analiza të nevojshme. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë