Një 75-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e djeshme (25 nëntor) në Porcari të provincës së Luccas në Itali.
I moshuari po kthehej me biçikletë në shtëpi kur u përplas nga një automjet tip Volksëagen Golf që drejtohej nga një e re.
Përplasja ka qenë e fortë dhe 75-vjeçari është hedhur disa metra larg, duke gjetur vdfekjen e menjëhershme për shkak të një dëmtimi shumë të rëndë në kokë.
Fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të një ambulance, nuk u bë e mundur t’i shpëtohej jeta.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Puccini”, pranë një qendre bastesh ku 75-vjeçari kishte kaluar mbrëmjen duke parë një ndeshje futbolli .