Po kthehej nga festimet e mbrëmjes së maturës, vdes 19-vjeçari shqiptar në Itali! U përplas nga një makinë në vijat e bardha

Po kthehej nga festimet e mbrëmjes së maturës, vdes 19-vjeçari shqiptar në Itali! U përplas nga një makinë në vijat e bardha

Viktima, Kevin Murataj dhe vendngjarja

ITALI- Një festë që u kthye në tragjedi. Në mbrëmjen e 26 marsit, Kevin Murataj 19-vjeçari shqiptar banues në Itali ishte duke u kthyer nga festa e mbrëmjes së maturës, dhe u përplas për vdekje nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, teksa Kevin Murataj po kthehej dhe po kalonte në vijat e bardha në zonën e Lignano Sabbiadoro (Udine).

Mediat italiane raportojnë se aksidenti tragjik ndodhi në momentin kur 19-vjeçari doli nga një piceri ku kishte darkuar me mësuesit dhe shokët e klasës për të festuar përfundimin e maturës. Kevin Murataj, me prindër shqiptarë, i rritur në Foggia dhe banues në Latisana (Udine), ishte në vitin e fundit të gjimnazit. Teksa po kalonte rrugën, ai është përplasur në vijat e bardha nga një automjet.

I riu u transportua me urgjencë drejt spitalit, por përplasja ishte e fortë dhe ai ndërroi jetë rrugës.

“Kevini po kalonte rrugën te vijat e bardha, shoferi nuk e pa dhe e përplasi”, ka thënë për mediet italiane daja i 19-vjeçarit. Autoritetet në Itali po punojnë për z bardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente