Një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi ka pësuar aksident me motor. Mediet italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fano, pranë Ankonas. Shqiptari, Gersi Ura, 22 vjeç, baba i një vajze 2 vjeçe, ishte duke u kthyer nga puna në momentin e aksidentit aksidentit, pasi punonte si kamerier në një restorant. I riu ka lënë pas gruan dhe një vajzë 2 vjeçe.
Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e njoftuar nga dëshmitarët, por fatkeqësisht i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia nisi hetimet për shkaqet e aksidentit.
Komento