Greqi, po ktheheshin pas pushimeve në vendlindje! Dolën nga makina pasi kishte defekt, çifti shqiptar përplaset për vdekje në sy të fëmijëve

Greqi, po ktheheshin pas pushimeve në vendlindje! Dolën nga makina pasi kishte defekt, çifti shqiptar përplaset për vdekje në sy të fëmijëve

Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një çifti shqiptarësh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi. Gjatë rrugës për në Janinë, makina i pësoi defekt dhe u ndaluan për të parë se çfarë ndodhi. Të dy kishin lënë dyert hapur por një automjet tjetër nuk i ka parë dhe i ka përplasur.

Për pasojë shoferi 58-vjecar ndërroi jetë në vend ndërsa gruaja e tij 50-vjecare nuk i mbijetoi plagëve të rënda dhe u nda nga jeta në spital. I gjithë aksidenti ndodhi para syve të dy fëmijëve të çiftit, të moshës 26 dhe 10 vjec që ndodheshin brenda në makinë. Aktualisht edhe ata janë dërguar në spital.

Sipas mediave greke, familja shqiptare po kthehej në Greqi pasi kishte kaluar disa ditë pushime në vendlindje. Ndërsa në automjetin e dytë që përplasi çiftin ishin dy persona të cilët morën plagë të lehta.

Në vendngjarje është krijuar radhë e gjatë automjetesh si pasojë e aksidentit të rëndë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mekaniku: 02/08/2022 02:03

    c'fare beni o njerez,,u prish makina qendroni ne makine ,,dhe ndizni frexhot,,dhe mundohuni te vendosni trekendeshin 50m mbrapa makines,,,,mos dilni jashte,,se nuk jeni ne shqiperi,,,as mekanike nuk jeni,,,mendoni per gemijet e juaj,,a nuk jane ata gjynah te rriten pa prinder,,,,gjynah edhe per ju qe ikni nga jeta kot.....per mendte e kokes.te ruhen refugjatet e greqise neper rruge......

    Përgjigju
    • Ilir Rrodhaj: 16/08/2022 16:19

      Ishin ne panik se kishte dal tym nga makina gabim fatel gjithesesi

    • Vini: 02/08/2022 16:40

      Nuk je ne shqiperi thote tjetri. Mire e ka nga nje krah se ne shqiperi te shtypin vet me dashje

    • Dini: 02/08/2022 09:27

      Ja ke fut kot plako, dilni nga makina dhe qendroni jashte rruges

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet! Policia gjen motorin e djegur