Po ktheheshin nga Machu Picchu, autobusi me turistë bie nga 30 metra, 31 të plagosur! Dhjetë prej tyre italianë, shkak mjegulla në rrugë (FOTOT)

Po ktheheshin nga Machu Picchu, autobusi me turistë bie nga 30 metra, 31 të plagosur! Dhjetë prej tyre italianë, shkak mjegulla në rrugë (FOTOT)

Pamje nga aksidenti në Peru

Peru- Mjegulla në zonën malore të Perusë, dyshohet se është bërë shkak që një autobus me turistë, mes tyre edhe shumë italianë, të dilte nga rruga dhe të përfundonte për shumë metra poshtë aksit.

Të paktën 31 të plagosur është bilanci i aksidentit dramatik, teksa mjeti rrëshqiti, u përkul anash dhe në fund u përplas me kokë në fund të argjinaturës.

Një fluturim rreth 30 metra dhe tragjedia u shmang veç për një mrekulli. Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Dhjetë prej tyre janë italianë, me fraktura kryesisht në gjymtyrë, raporton “La Repubblica”. Fatmirësisht deri tani ngjarja nuk ka regjistruar viktima, kurse 3 nga të plagosurit më rëndë u transportuan me helikopter në spitalin e Cusco.

Aksidenti ndodhi dje (16 Shtator) në Perunë juglindore, në zonën që të çon për në Machu Picchu, vendi i famshëm arkeologjik që admirohet nga miliona turistë çdo vit. Autobusi i kompanisë Consettur Machu Picchu po kthehej me pasagjerë turistë nga një prej vizitave klasike, në kështjellën e lashtë Inka.

Por moti i keq ka ndikuar në pamjen e drejtuesit të mjetit, në kthesat e rrezikshme të kësaj zone dhe mjegullën e dendur.

Policia ndihmon turistët e plagosur

Dëshmitë e pakta të mbledhura nga policia që ndërhyri menjëherë flasin për britma dhe panik në bord. Pasagjerët janë hedhur nga sediljet e tyre dhe nga goditjet e marra janë shkaktuar mavijosje, plagë dhe fraktura, veçanërisht në këmbë dhe krahë, si dhe në gjoks dhe bark.

Në bord kishte edhe peruanë, meksikanë, brazilianë, guatemalas, kilianë, japonezë dhe italianë. Ndihma e parë erdhi nga banorët e Agua Calientes, një fshat që ndodhet pak kilometra larg Machu Picchu.

Disa nga të plagosurit në spital

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?