Ndërkohë që luftimet e ashpra janë duke vijuar mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, numri i viktimave civile mes të cilëve edhe fëmijë, rritet pa ndalim.
Kjo ka prekur edhe kryeministrin palestinez Mohammad Shtayyeh, i cili nuk arriti të kontrollonte emocionet gjatë një deklarate për shtyp.
Ai kishte mbledhur kabinetin e tij ku po fliste për një nënë, fëmijët e të cilës janë varrosur për së gjalli nën rrënoja në Gaza.
E duke tentuar ta shpjegojë deri në fund historinë e kësaj gruaje palestineze, Shtayyeh shpërtheu në lot – duke mos mundur ta vazhdojë fjalimin.
Ndër të tjera, ai rikujtoi momentet kur fëmijët palestinezë filluan t’i shkruajnë emrat e tyre në trup, me qëllim që të mund të identifikohen në rast se vriten gjatë sulmeve ajrore të izraelitëve.
???????????? Palestinian PM breaks down in tears when talking about the Children's Killed by Israel.#Palestine #GazaGenocide #Hamas #Israel #TelAviv #Gaza #FreePalestineNow pic.twitter.com/jTaMbFexhj
— Globe Eye News (@GlobeEyeNews) November 6, 2023
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi lëshon 16 raketa nga Libani! OKB nis një plan të ri ndihme humanitare prej 1.2 miliardë dollarësh për palestinezët
