Ekskursioni me klasën kthehet në tragjedi, mbytet në lumin Drin i Zi 15-vjeçari në Maqellarë

Ekskursioni me klasën kthehet në tragjedi, mbytet në lumin Drin i Zi 15-vjeçari në Maqellarë

Vendi ku është mbytur 15-vjeçari

DIBËR- Ekskursioni me klasën është kthyer në tragjedi për të miturin Ali Lita nga Kalaja e Dodës, pasi është mbytur ne ujërat e lumit Drini i Zi.

15-vjeçari, i cili kishte shkuar me bashkë me shokët e shoqet e klasës në ekskursion në Lumin Drin në fshatit Potgoricë në Maqellarë, është futur për tu larë në lumin Drin, por nuk ka mundur që të dalë më.

15-vjeçari është marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa trupi i të miturit është gjetur rreth 5km më poshtë, në fshatin Gradec.

Sipas informacioneve nxënësit kishin shkuar të organizuar në ekskursion, pas mbarimit të klasës së 9-të.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Drejtues i RTSH vendos 2 kandidatët që vazhdojnë garën për drejtor, 3 të skualifikuar

Këshilli Drejtues i RTSH vendos 2 kandidatët që vazhdojnë garën për drejtor, 3 të skualifikuar