Është gjetur 14-vjeçarja që ishte zhdukur në Durrës që në orët e para të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer në shtëpi.
Nëna e vajzës, deklaroi se deri në orën 5 të mëngjesit, kur ka qenë zgjuar për konsumimin e syfyrit, vajza ka qenë në shtëpi. Më pas në orën 6:30, ajo thotë vajza nuk ishte në dhomën e saj.
Nëna ka deklaruar se ka gjetur një letër ku e mitura shkruante: 'Po largohem, mos më kërkoni.' Të alarmuar, prindërit kanë nisur kërkimet për vajzën. Sipas informacioneve ajo nuk ishte paraqitur në shkollë mëngjesin e sotëm.
Lidhur me zhdukjen e vajzës së mitur është bërë denoncimi në polici, ndërkohë që prindërit apeluan që kushdo që kishte dijeni ose e kishte parë 14-vjeçaren t'i kontaktonte. Fatmirësisht e mitura u gjet dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Komente








