SHKODËR- Një 38-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të megaoperacionit ‘Vilza 1’. Vladimir Papaj po lëvizte me motomjet dhe gjatë kontrollit që i është ushtruar i është një qese me 625 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
“Si rezultat i punës së vazhdueshme policore dhe hetimore që po kryhet në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Vilza 1".
Gjatë këtij operacioni, në fshatin Vilzë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke qarkulluar me motomjet, shtetasin Vladimir Papaj , 38 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën një qese me 625 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa”, njofton policia.
Në përfundim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale farat e cannabisit dhe motomjeti i këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.