TIRANE- Një ditë pas apelit të kryeministrit Rama për të paguar energjinë elektrike, dhe për nisjen e aksioni të OSHEE dhe Policisë së Shtetit ndaj atyre që e vjedhin atë, është arrestuar një shtetas. Sokol Shabani, 42 vjeç, me banim në rrugën “Manhatan” në Kamëz, është arrestuar në flagrancë duke lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme.
 
Ndalimi i tij u krye nga agjentet e krimeve të komisariatit të policisë në Kamëz, në bashkëpunim me specialistët e OSHEE të Grupit Operativ në Kamëz.
 
“Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike garanton se nuk do të tolerohet asnjë rast i vjedhjes së energjisë, ndaj ky fenomen duhet të marrë fund. Ky është edhe një ndër synimet kryesore të aksioneve të përditshme në terren nga ana e specialisteve të OSHEE-së”, thuhet në njoftimin e OSHEE.   

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)