Një makinë është djegur paraditen e sotme në Vlorë. Bëhet me dije se ngjarja u regjistrua në lagjen “Osman Haxhiu”, ku mjeti tip "Renault", pronari i së cilës nuk është identifikuar, ka qenë i parkuar.
Mësohet se automjeti është djegur aksidentalisht nga dy fëmijë, të moshës 9 vjeç, të cilët po luanin duke ndezur sfungjerë.
"Sot, rreth orës 10:30, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i parkuar, i markës “Renault”, në pronësi të shtetasit E. B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.