Tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 11 vjeç humbën jetën pasi ranë në një liqen të ngrirë pranë Solihull në Britaninë e Madhe, teksa ishin duke luajtur. Ndërsa një 6-vjeçar, ndodhet në gjendje kritike në spital.
Familja 10-vjeçarit Jack Johnson, një prej viktimave, tregoi se ai vrapoi në një liqenin e ngrirë në Solihull, për të shpëtuar shokët e tij, para se të vdiste tragjikisht.
Sipas tyre fëmija me guxim nxitoi të ndihmonte fëmijët e tjerë pasi dëgjoi britmat e tyre.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Tezja e djalit Charlotte McIlmurray tha ai është futur për të shpëtuar fëmijët, të cilët ai nuk i njihte dhe se nuk kishte asnjë shqetësim për sigurinë e tij.
Ajo ka postuar në Facebook: “Nipi im i pa duke kaluar nëpër akull dhe ai vrapoi dhe u përpoq t'i shpëtonte. Thjesht jemi zemërthyer për këtë dhe për të zbuluar se ai vdiq duke u përpjekur të shpëtonte tre djem që as nuk i njihte, ai ishte i mahnitshëm," tha ajo.
M.Q./Shqiptarja.com
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)