Britani e Madhe/ Po luanin në liqenin e ngrirë dhe ranë në ujë, një nga fëmijët që ndërroi jetë u fut të shpëtonte 3 djemtë që po mbyteshin (FOTO)

Britani e Madhe/ Po luanin në liqenin e ngrirë dhe ranë në ujë, një nga fëmijët që ndërroi jetë u fut të shpëtonte 3 djemtë që po mbyteshin (FOTO)

10-vjeçari Jack Johnson dhe homazhet

Tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 11 vjeç humbën jetën pasi ranë në një liqen të ngrirë pranë Solihull në Britaninë e Madhe, teksa ishin duke luajtur. Ndërsa një 6-vjeçar, ndodhet në gjendje kritike në spital.

Familja 10-vjeçarit Jack Johnson, një prej viktimave, tregoi se ai vrapoi në një liqenin e ngrirë në Solihull, për të shpëtuar shokët e tij, para se të vdiste tragjikisht.

Sipas tyre fëmija me guxim nxitoi të ndihmonte fëmijët e tjerë pasi dëgjoi britmat e tyre.

Tezja e djalit Charlotte McIlmurray tha ai është futur për të shpëtuar fëmijët, të cilët ai nuk i njihte dhe se nuk kishte asnjë shqetësim për sigurinë e tij.

Ajo ka postuar në Facebook: “Nipi im i pa duke kaluar nëpër akull dhe ai vrapoi dhe u përpoq t'i shpëtonte. Thjesht jemi zemërthyer për këtë dhe për të zbuluar se ai vdiq duke u përpjekur të shpëtonte tre djem që as nuk i njihte, ai ishte i mahnitshëm," tha ajo.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga shtëpia  ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga shtëpia ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot