Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, e quajti të paligjshëm procesin e konstituimit të Kuvendit dhe paralajmëroi se pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese mund të vihen në diskutim edhe hapat e tjerë institucionalë, përfshirë formimin e Qeverisë.

“Nëse mospropozimi i nënkryetarit në dy vazhdime të seancës konsiderohet bazë për me konstatu ‘mosushtrimin e së drejtës së propozimit’, atëherë çka me i bo faktit që po aq herë nuk ishte propozuar as Kryetari i Kuvendit – duke çu madje edhe në shkeljen e afatit kushtetues 30-ditor për konstituim?. Duhet me e ndërpre këtë praktikë të hajgareve me afatet strikte kushtetuese – e rrjedhimisht, edhe me institucionet””, ka shkruar Gruda.

Gruda tha se pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese, procesi i konstituimit mund të ndikojë edhe te zgjedhja e Qeverisë dhe hapat e tjerë institucionalë. 


Lajmi kryesor:

Kurti prezanton kabinetin e Qeverisë së re! Konjufca në krye të Jashtmes, Vitia rikthehet në Shëndetësi! Opozita bojkoton seancën