Po Lylzim Basha a është i pastër?! Mos i fusni pipën në gojë për alkool, por gjykoni “veprat” e tij! Dy faqe të një gazete te madhe sot, i kushtoheshin punës së palodhur të Komisionit përzgjedhës e ndryshues, që po gjykon kandidatet për deputet ne PD!

Ok! Kaq buje duhet e po ja japin! Tani, një pyetje kam unë; Po Lylzim Basha a është i pastër për ketë komision? Të jesh ministër i Brendshëm dhe, gardistët e tu të pushkatojnë pa gjyq 4 qytetarë të pafaj, të paarmatosur e aspak të dhunshëm, është standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION?

Të jesh ministër i Transportit, të kontrollohesh nga KLSH, te paditesh prej tij, te hetohesh nga prokuroria e te refuzosh gjykimin për një akuzë publike me procedure, është standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION? Të jesh ministër i Jashtëm dhe të nënshkruash një marrëveshje që rrezohet si antikushtetuese nga gjykata më e lartë në vend e me dëm mbi interesat kombëtare, është standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION?

Të të “mbysin” me kërkesë llogarie për shtimin e paargumentuar të pasurisë fiks në kohë krize e të heshtësh, është standard i pranuar apo ky KOMISION do bejë hetim për ketë pasuri?

Dëgjoni; Nuk ka udhëheqës partie e për më shumë kandidat për kryeministër kund në Europë me ketë standard të sjelljes e veprimit kur ka qenë në pushtet. Të tillët nuk riciklohen, ikin sapo ndodh krimi! Ndaj boll me ketë KOMISIONIN!

Çështjet e rënda në PD janë këto më sipër, jo sasia e alkoolit te konsumuar nga kandidati. Për ketë mjafton një pipë në gojë, jo një KOMISION me personalitete kaq te larta!