'Po më arrestojnë...' Si Argita Berisha mësoi prangosjen e bashkëshortit Jamarbër Malltezi! SPAK, kamxhik në duart e Ramës! Më dhemb zemra për viktimat e '21 janarit' e 'Gërdecit'

'Po më arrestojnë...' Si Argita Berisha mësoi prangosjen e bashkëshortit Jamarbër Malltezi! SPAK, kamxhik në duart e Ramës! Më dhemb zemra për viktimat e '21 janarit' e 'Gërdecit'

Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës flet për herë të parë lidhur me arrestimin e bashkëshortit Jamarbër Malltezin më 21 tetor në aeroportin e Rinasit lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.


“Nuk arrita të takohesha. I gjithë momenti, kronometrimi i veprimit ishte i mirëmenduar. Zbrita nga avioni fola me të e më tha po më arrestojnë. Në fillim më shkoi mendja tek pushteti policor i Edi Ramës. Më skandalizoi manipulimi i tmerrshëm i drejtësisë”

Vëllanë mora të parin në telefon, sepse nuk doja të shqetësoja prindërit. E prisja që Edi Rama mund të bënte çdo gjë por atë moment nuk e prisja.

Shpirtërisht jam e ngarkuar por jam e qetë sepse sot bëj një betejë për të dretjën. Kjo është jeta, këta janë sfidat. I njoftova fëmijët dhe u përpoqa të jenë të përmbajtur” deklaroi Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës e ftuar në "Top Story" në Top Channel. 

SPAK, kamxhik në duart e Ramës
Malltezi e quajti një sulm politik të hartuar nga Edi Rama dhe se në 3 vite hetime nuk është pyetur as Sali Berisha dhe as Jamarbër Malltezi

“Bënë 3 vjet hetime. Po në cilin dimension dhe në cilin planet mund të ndodhë që në 3 vite të pyeten bashkë-ortakë të Jamarbërit, personat pjesë e administratës, të mos lihet asnjë pa pyetur gjatë hetimeve përveç dy personave që janë objekti kryesor i hetimeve, Jamarbër Malltezi dhe Sali Berisha. Si mund të shkojë dosja në gjykatë pa pyetur Malltezin dhe Berishën. Kjo u bë sepse kur të dilte dosja, nuk duhej të mos bëhej publike deklarata e tyre. S’kanë dashur që deklarimi i Berishës dhe Malltezit të jetë në dosje dhe të dalë në media. Pse? Sepse ky është një sulm politik i hartuar nga Edi Rama dhe SPAK dhe GJKKO janë kamxhik në duart e Edi Ramës" tha Malltezi.

'Gërdeci dhe 21 janari'
Sa i takon dy ngjarjeve që shënjuan Shqipërinë "21 janari' dhe Gërdeci, Malltezi tha se njeriu ka një llogaridhënie karshi Zotit dhe ligjit. Dhe pavarësisht se situata ka treguar qartë se nuk ka pasur veprim të paligjshëm nga strukturat shtetërore, sa herë që shikon situatën e Gërdecit i dhemb zemra.

"Unë jam këtu sepse mendoj që kam një detyrim për të shpjeguar karshi atyre qytetarëve shqiptarë që kanë mbështetur Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Nuk jam këtu për t’i kërkuar askujt asgjë. Kjo çështje është një çështje e zhveshur totalisht nga materia, është një çështje që do të përthahet shumë shpejt, po aq në mënyrë të çuditshme sa nisi. Kështu që duke mos qenë njeri publik, nuk pritej nga unë një reagim publik për ato situata. Por të jeni të bindur që të gjitha ato situata rëndojnë. Pavarësisht fajit, që është diçka krejt tjetër, situata vetë rëndon.

Këto janë ndodhi që shoqërojnë rekursin politik dhe historik të një vendi, është fatkeqësi e madhe dhe një peshë e rëndë përballja me to. E rëndësishme është që njeriu të ketë një llogaridhënie karshi Zotit dhe ligjit. Kjo e dyta ka treguar qartë që nuk ka pasur veprim të paligjshëm nga strukturat shtetërore. Dhe e para, unë sa herë që e shikoj situatën e Gërdecit është një gjë që më dhemb zemra. Nuk është se kalohet thjesht" tha Argita Malltezi, vajza e ish kryeministrit Sali Berisha.

Argita tregon dhe çfarë i ka kërkuar Lulzim Basha.

"Nuk e kam sjellë kurrë në politikë është gënjeshtër. Sigurisht që ka qenë pjesë e rrethit tim të afërt shoqëror. Ai ka pasur ofertë nga një parti tjetër kur ka ardhur në 2005.  E vetmja gjë që më ka kërkuar është të takojë Sali Berishën. Nuk e kam ditur se për çfarë konkretisht do të flasin. Nuk kam dashur të di sepse nuk kam dashur që në një hallkë të dytë të më kërkonte këtë apo atë gjë. Për një arsye të vetme sepse nuk kam dashur ti jap kurrë kosto Sali Berishës me njerëz që I sugjeroj unë," tha Malltezi.

Prej 21 tetorit Jamarbër Malltezi ndodhet i arrestuar me masën e sigurisë 'arrest me burg' pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Në hetim është dhe vjehrri i tij, ish kryeministri Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe hetohet nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' dhe i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë, si dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi, ortak i Jamarbër Malltezi. Ky i fundit hetohet për korrupsion aktiv dhe pastrim parash nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' dhe i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironsi: 31/10/2023 13:22

    PO PER ZEMRAT E ATYRE QE U VODHE TOKEN NUK TE INTERESON.... PO PER ZEMRAT E ATYRE FAMILJAREVE QE SALI BERISHA VRAU NE 21 JANAR.... NUK KA RENDESI.... PO PER ZEMRAT E ATYRE NENAVE MOTRAVE BABALLARVE VLEZERVE QE ZENI DHE BERISHA VRAN NE GERDEC KERKOVE DREJTESI.... PO JU JENI FAMILJE GJAKATARE.

    Përgjigju
  • noku: 31/10/2023 13:10

    gjyqit tuaj i ka vajtur zhurma deri ne amerike!?

    Përgjigju
  • Ami: 31/10/2023 11:44

    Po mir moj Argit nuk e dinje ti se nje dite do lanit mekatet qe ju keni shkaktuar ketij popoulli te begat nga Zoti Por ske faj ti kur kemi idjote gazetare qe te mer ty Po mir moj Grida Kujtove se do thoshte qe Sala e Malltezi jane maskarenjte e ketij Populli Po prandaj ju gazetaret e pa afte qe shkoni nga shkon Partia juaj Po je gazetar tregoje veten mos kini frik nga e drejta

    Përgjigju
  • 3D: 31/10/2023 10:11

    Po të kishte qënë shkollimi i lartē tamam i lartë kjo jo nuk do lejohej të ligjëroj por as të hynë mbrenda katedrës kjo është minusja nën hije e sistemit të drejtësisë ka qenë shtytëse e protestave dhe kaoseve në UNI përmes fijeve mafioze qē ka me ligjërusë të koruptuar dhe të shitur sa e sa njerëz të ndershëm dhe të zotë janë eliminu disa edhe likuidu nga përmes gjyqtarëve dhe prokuroruve të korrptuar ku vetingu tregoi se çfarë drejtësie kishte instalu klanii Berishajve

    Përgjigju
  • Gripi: 31/10/2023 09:58

    Nese nuk do permendje zotin ndoshta ndoshta dhe mund te besoja 1% por familja juaj nuk ka as zot, as fe dhe as atdhe. Minimumi duhet te kerkoje falje meqe dole per Gerdecin dhe 21 Janarin, per '97 dhe te distancoheshe. Por ti je geni dhe pjella e ndyre e nje bastardi qe i ka shkaktuar shume djimbje popullit shqiptar. Ka ardhur momenti te paguani vetem per ato qe keni bere me materie dhe pa materie o Berisha e klonuar.

    Përgjigju
  • Edy: 31/10/2023 09:30

    Shqiptaret(pjesa me e madhe) besojne se ju jeni familje kriminale,qev.amerikane thote qe jeni fam kriminale,anglia dhe nje pjese e vendeve evropiane po ashtu. Ju edhe mund ti shpetoni drejtesise por prap se prap jeni famulja me e urryer

    Përgjigju
  • denis: 31/10/2023 09:25

    Familje kriminale,as familja e diktatorit Enver nuk e ka pasur damken NON GRATA,burgun e kane pak keta ndyresira.

    Përgjigju
  • Salah: 31/10/2023 09:21

    argita malltezi dhe ky grup i drejtesise jane dhe ishin thjesht nje ndermarrje kriminale e llojit me te keq ne Durres.E gjithe gjykata dhe prokuroria publike ishin thjesht kriminele budallen

    Përgjigju
  • populli: 31/10/2023 08:55

    E SHPIFUR! ATO DHEMBET SI VAMPIR, TAMAM JA KENI THITH GJAKUN KETIJ POPULLI ! KE SURRAT EDHE FLET PALE. NE 2005 NA PASKE DEKLARU 1 MIL EURO DHE KETE E QUAN NDERSHMERI?! KE JUSTIFIKU PISLLIQET E TET VELLAI DHE TET ETI MOJ E PAFTYRE!

    Përgjigju
  • populli: 31/10/2023 05:01

    Burke pere te gjithe plerat te djathte a po te majte ,te gjithe derrat nje turi kane

    Përgjigju
  • Anife: 31/10/2023 02:21

    Ardita, ti duhet te kishe thene: "Unë jam këtu sepse mendoj që kam një detyrim për t'ju shpjeguar qytetarëve shqiptarë që i kemi vjedhur sipas stilit te Sali Berishes" Prockullat e tjera leri per Flamur Noken dhe kopene e qenve qe e ndjekin nga mbrapa.Ata duan te besojne ty sepse edhe ata kane vjedhur. Nese mendon se ka akoma shqiptare te mencur qe te besojne, je shume mbrapa aktualitetit. Zgjohu nga euforia. Koha te perballesh me akuzat ka ardhur.

    Përgjigju
  • poli: 31/10/2023 01:36

    c'ke mor vlla pse ankohesh,,,burgu per burra edhte,,,per argiten kujdeset lulzimi...

    Përgjigju
  • Linda: 31/10/2023 01:14

    Argita, kjo vertet fluturoka me presh.

    Përgjigju
    • Duriet: 31/10/2023 16:16

      E moj Linda tani e more vesh qe Argita fluturon me presh,ajo eshte e gjitha PRESH

  • 3D: 30/10/2023 23:06

    Lirije Berisha e ka radhën që me të bijën janë presedan si babai me të birin katër këndëshi NON-GRATA në këmbë!famlje jo se ka vjedhë e persekutu por po e vjedh dhe persekuton qeveria

    Përgjigju
  • Obobo: 30/10/2023 22:22

    Gjith ato lek qe ka e me ato dhemb skandal

    Përgjigju
  • mondi: 30/10/2023 21:45

    zonja malltezi nuk ta ka fajin edi rama per pangopesine tende,nuk te ka faj askush qe ti me pushtetin e babait u bere pasanike me nje zyre te pjerdhur avokateje qe nuk prodhojne vlera por rjepin njerezit.askend nuk prek me melankoline tende te shtirur.per aq milion euro qe keni zhvatur une do ti beja me qejf ca vite burg sepse burri jot edhe sikur 100 jete te kishte nuk do ti prodhonte aq euro sa te dhuroi pushteti i babait tend tiran

    Përgjigju
  • Adrian: 30/10/2023 21:30

    Argita,Sali Berisha versioni femer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty