Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi deklaroi se atij po i bëhet shantazh për shkak të funksionit si drejtues i Shkollës. Në një intervistë për RTSH, Rakipi nuk pranoi të përmendte emra, por la të kuptohet se shantazhi i vjen nga brenda sistemit. Ai dha disa detaje për çështjen për të cilën tha se është nën shantazh. Dhe, sipas analizës së tij, jo vetëm ai.
Bëhet fjalë për rastin e përjashtimit nga shkolla vitin e kaluar të 5 kandidatëve për magjistratë, pasi u kapën duke kopjuar.Gjatë kësaj interviste, Rakipi, flet për ndikimin që ai ka në sistemin e drejtësisë dhe i jep përgjigje një pyetjeje që bëhet shpesh në rrethet politike, mediatike dhe të drejtësisë: A ndikon Arben Rakipi vendimmarrjen e Altin Dumanit?
Më poshtë, një pjesë nga intervista
9 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, ku keni patur një rol kryesor si ekspert i lartë, a e ka përmbushur reforma qëllimin e vet kryesor, që të sigurojë persona me integritet në sistemin e drejtësisë?
Arben Rakipi: Kjo është pyetje që godet në zemër, jo mua, sistemin. Elementi integritet në tërësinë e tij, lë shumë për të dëshiruar. Unë shoh lehtësi në shkeljen e rregullit, lehtësi në shkeljen e ligjit, shoh mungesë humanizmi, mungesë interesi për të luftuar për të mirën publike, shoh shmangie nga trajtimi i gjërave thelbësore. E kam fjalën për gjithë sistemin, duke nisur nga shkolla jonë. Në shkollën tonë janë përjashtuar 5 studentë, sepse kanë kopjuar gjatë provimit. Kjo ka qenë një ngjarje e pazakontë në shkollën tonë dhe përjashtimi I tyre na ardhur si rezultat i shkeljes së Kodit Etik dhe Integritetit tek i cili ne besojmë që magjistrati duhet të ketë. Shkelja e rëndë ka reflektuar pikërisht atë dobësi që sapo thashë -lehtësi me të cilën trajtohet ligji, duke mos dhënë shpresë që gjyqtari i ardhshëm të ketë këtë lloj dinjiteti.
Ata që keni përjashtuar ju bëjnë përgjegjës se ju keni trajtuar ndryshe të tjerë persona që kanë kopjuar gjithashtu. Për këtë, ata kanë informuar shumë institucione vendase dhe të huaja.
Arben Rakipi: Çfarë thuhet është vetëm një shantazh që i bëhet gjykatave që janë duke shqyrtuar çështjen, një shantazh që i bëhet shkollës për të lehtësuar qëndrimin ndaj atyre që u penalizuan dhe një shantazh që i bëhet shkollës në pritje të provimit të pranimit këtë vit.
Shantazh nga ata të pestë? Kaq të fuqishëm janë ata, që s’janë ende prokurorë dhe gjyqtarë?
Arben Rakipi: Ka shumë interesa këtu, ka njerëz që i mbështesin. Plagjiatura në këtë sistem, përvetësimi i titujve akademikë dhe kapardisja me to kur nuk i meriton është një ves dhe sjellje shumë e përhapur në sistem. Këtu e shoh dhe arsyen që integriteti i sistemit duhet marrë seriozisht.
Thuhet se keni një influencë të madhe në SPAK, për shkak të njohjes personale me drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani. Është e vërtetë?
Arben Rakipi: Edhe ky është një banalitet që vjen nga shumë arsye, që lidhen me alibira që njerëzit duan t’i krijojnë pozicionit të tyre dhe për t’u vetë pozicionuar si viktima. Unë kam qenë një prej ideatorëve të krijimit të këtij institucioni, sepse përgjatë punës sime, dikur, formova eksperiencën që grupet e përzgjedhura të prokurorëve janë më të vullnetshëm apo më të aftë për të luftuar në nivel kombëtar një lloj krimi. Këtë praktika e ngjiza, hodha një farë të mirë në krijimin e kësaj strukture, që, më vjen mirë ta them, po lulëzon. Në këtë pikëpamje, e thënë trashë-trashë, mund të jetë ndikim, por është ndikim i mirë. Tani, a ndikoj unë në sistem? Unë ndikoj në sistem, sepse jam model për t’u ndjekur, më falni se do të heq dorezat e modestisë. Nëse nuk i them këto gjëra, nuk do të jem i kuptueshëm. Jam model për t’u ndjekur për shkak të modelit të lartë që përmban personaliteti im, ndershmërisë në marrjen e vendimeve, aftësive të larta profesionale që kam, dhembshurisë së madhe për viktimat, humanizmin që më shoqëron gjatë gjithë kohës, patriotizmin e madh që më karakterizon, me dashurinë pa fund për këtë vend dhe për sistemin e drejtësisë. Për rrjedhojë, do të ishte e zgjuar, e mençur, dobiprurëse, përfituese për cilindo që më ndjek. Kam edhe një arsye tjetër që të kem ndikim në sistem për shkak të kësaj detyre që bëj. Ne zhvillojmë trajnime pafund në këtë shkollë, 1/3 e së cilës i përmbahet etikës dhe integritetit. Është një nga objektivat e trajnimit që të ketë ndikim në pjesëmarrësit e tij, përndryshe, trajnimi është i kotë. Nëse unë kam ndikim, përveç asaj që thashë, do të ishte realizim i nivelit më të lartë të pranuar nga standardet e BE për efektin që duhet të ketë trajnimi në sistem. Sidomos për këto elementë që përmenda, ata që janë të mençur, ata që janë shpresë e këtij vendi, ata që duan t’i shërbejnë vendit dhe njerëzve kanë zgjedhur të më ndjekin mua. Me këtë nuk dua ta vë veten në nivelin e profetit apo të predikuesit, por në nivelin e një personaliteti me integritet, dua të vete paraqitem tani pa doreza si i tillë, në mënyrë që të gjithë të këqijtë, dashakeqësit, të mos lodhen kot për të më ndryshuar, apo për të më shantazhuar, apo për të më larguar nga ky piedestal, në të cilin më ka vënë puna, energjia, sakrifica që kam bërë dhe kolegët që më njohin.
Po ju shantazhojnë aktualisht?
Arben Rakipi: Baltosja, e cila ka histori të gjatë dhe që lidhet pikërisht me luftën e të keqes kundër të mirës, vazhdon. Dhe unë, baltosjen, përveçse shantazh për t’u larguar nga punët, nuk e quaj ndryshe. Pra, doja të thoja që influenca vjen për këto arsye, jo sepse unë jam drejtor i Shkollës së Magjistraturës, jo pse jam ish-Prokuror i Përgjithshëm i këtij vendi, jo pse jam avokat. Vjen për shkak të atij piedestali që të përmenda. Ju kërkoj dhe njëherë ndjesë për dorezat që hoqa, por, përndryshe, do të isha realisht i pa kuptuar. Mbase ka ardhur edhe koha për t’i thënë ca gjëra.
Duhet të jeni në një pozitë delikate që po i thoni këto gjëra, por ndoshta koha do ta sqarojë këtë çështje. Për ta mbyllur intervistën e qetë, do të më jepni një përgjigje direkt për pyetjen, nëse keni miqësi me Altin Dumanin dhe ndikoni tek ai në vendimmarrje?
Arben Rakipi: Unë njoh 99.99% të djemve dhe vajzave që punojnë në sistem, prej të cilëve rreth 50% i kam emëruar unë, po flas për prokurorinë, kur kam ushtruar funksionin e Prokurorit të Përgjithshëm (1997-2002). Për rrjedhojë të identifikohet Altin Dumani si miku im, më duket, është e qëllimshme për të deformuar dhe për të çuar në një kanal keqdashës insinuatën që kjo njohje është e posaçme, sepse ky zotëri aktualisht ka një detyrë të posaçme. Unë jam mik i shumë personave, mik në kuptimin përtej asaj që i kam emëruar unë, sepse jeta më ka lidhur me disa më shumë se me disa të tjerë. Në asnjë rast, në asnjë moment nuk është lidhur kjo miqësi për raste apo çështje që përbëjnë lëndën e punës sonë. As tijën, as timen. Dua t’ju siguroj që ai zotëri ka një prej cilësive të personalitetit të tij - ka pavarësinë! Pavarësia që ai përmban dhe dëshira e tij për ta paraqitur atë është garantuese edhe për mungesën e influencave të gjithkujt.
Komente










SHKOLLA E MAGJISTRATURES APO "HAREMI" I ARBEN RAKIPIT ME SHOKËT E TI PEDAGOGË, PROFESOR DHE POLITIKAN....?? I CILI MBAN NËN PRESION DHE SHANTAZHE MAGJISTRATET NË DETYRË, SI DHE REKRUTON KONKUBINA TË REJA STUDENTET QË NESËR MBAROJNË MAGJISTRATURËN, QË TI KETË GATI PËR TI SHERBYER ME VENDIME NË FAVOR TË RAKIPIT DHE RAMËS, MANJANIT XHAFËS, AGAÇIT E MAFIOZVE TË TJERË, KU AI TUTOR I ASAJ SHKOLLE U DORZON SKLLAVET E BINDURA VERBËRISHT PREJ TI. Skllave, që sot nuk kanë kurajo që të tregojnë se çfarë ka ndodhur me to brënda asaj shkolle nën trysninë e Arben Rakipit e kolegëve të ti sharlatanë, por nesër kur faktet të bëhen publike, nëse ato viktima nuk do të flasin akoma, atëherë karierat e tyre kanë përfunduar si viktima që mbrojnë tutorët e vet. Edhe pse disa prej tyre po flasin qartë dhe me guxim dhe do të u dalin përballë perversëve që të ua përplasin në sy sa të ndyrë ata kanë qënë e janë! Arben Rakipi ankohet sikur e kanë shantazhuar kolegët... ndërsa ai shantazhon gjithë gjyqtarët e Republikes së Shqipërisë.. Ai është modeli i krimit mafioz i korruptuar ne sherbim te mafies ne pushtet, Arben Rakipi sherbetor i rames xhafes dhe engjell agacit qe sbashku kercnojne e shantazhojne gjyqtare duke i detyruar qe te marrin vendime ne mbrojtje te mafies e te korrupsionit ne qeveri: Ankohet se po e shantazhojne mafiozi Arben Rakipi i cili shantazhon shume gjyqtar ish student e studente te magjistratures, nga atje ku ai ka kapur shkollen e magjistratures me ndihmen e mafies Rama, ka kapur postin e drejtorit te shkolles se magjistratures dhe ka punsuar gjithe familjen e vet ne ate shkolle te larte shtetrore te Shqiperise, si gruan, kunaten, nipin, kushurinje, e djalin e vet qe i ka blere dhe ciflliqe ne Hollande dhe ben udhetime cdo jave me fondet e shkolles se Magjistratures per interesa private te familjes Rakipi. Ankohet se po e shantazhojne komunist Rakipi, nderkohe ai i urdheron gjyqtaret e gjykatave ne Tirane e rethe, qe te marin vendime gjyqsore sic ja do qefi Rakipit per te favorizuar te korruptuarit ne qeveri duke vjedhur miliarda Lek shtetit. e nese ata gjyqtar nuk pranojne ti binden, Rakipi i kercnon me shkarkime nga detyra por dhe me dhune e terror psikologjik me mesazhe te perditshme me celular si; 'suksese ne jete, ke mbaruar pune me ne, pac veten ne qafe, do ta psosh, nuk ke shanc qe te arrish dicka, do te me lutesh, e kemi zerin dhe pamjen tende,'( behet fjale per vidio qe ai u ka bere mafiozisht dhe neper ambjente ku ai i ka detyruar ti kete shpesh vajzat dhe grate magjistrate, me qellim per ti kercnuar me ato vidio nese ato nuk i binden nje dite). etj fjale mafiozesh qe ai ua ka derguar shpesh. Ankohet per shantazhe Rakipi, ndersa cdo nate grate e vajzat magjistrate qe nuk pranojne shantazhet e ti, ai i kercnon me telefonata anonime, nga zera qe flasin ne emer te ti, që i kercnojne me dhune se.x.ale si dhe me aksidente qe ata duan te ua krijojne, ndersa u thone me kercnim; 'me mire kthehu ke profi.... dhe bindju urdhrave te ti, ndryshe nuk e keni te gjate se qente do te u hane neper kanale'. Ai duhet debuar nga shkolla e Magjistratures menjehere me protesta te organizuara nga familjaret e gjyqtareve te Shqiperise, qe e ka kthyer ne prone private shkollen e magjistratures. Ai nuk duhet të ekzistoje me ne ate shkolle por te shkoje ne burg bashke me familjaret e vet qe i ka punsuar ne ate shkolle ne menyre abuzive mafioze anti ligjore. Ai primitiv pervers ua kercnon me shantazhe bijat gjyqtare te popullit shqiptar, me fjalë perdhunime si dhe me eleminime fizike, me mafien e ti te lidhur e mbrojtur nga Edi Rama me Manjanin, Xhafën e Agaçin e me qeverine mafioze, Ai duhet te arrestohet urgjent nga Spaku, pastaj qindra deshmitare vajza dhe gra do te deshmojne ne Spak pislliqet e ti ndaj vajzave studente, ku e si i ka keqtrajtuar dhunuar e përdhunuar bashkë me kolegët e vet. Ato viktima duhet të dëshmojnë për ta çliruar veten nga frika duke mos lejuar që të mbeten viktima të atij perversi as të kolegëve të ti si Artan Hajdari e të tjerë pedagog e profesor pervers si dhe politikan perversialist. Arben Rakipi është pervers që e ka vëndun në burg, si shumë pervers që kanë përdhunuar studente e kolege kudo dhe nëpër botë, që nga Hillivudi e në çdo institucion të botës, por dhe të Shqipërisë, ku ai pervers luan me jetët e tyre dhe kur ato janë në detyrë e i shantazhon që ti përdorë për si skllave për vendime korruptive por dhe ti mbajë të mvarura në haremet e ti gjithë jetën! Koha do flasë shumë, pasi ka qindra palë sy që kanë parë e veshë që kanë dëgjuar, por dhe ca që i kanë filmuar vetë ato skena e i shohin vidiot në grup. Ndaj ato gra e vajza duhet të dëshmojmë me guxim të hekurt sot kundër atij perversi dhe kolegëve të ti përdhunues që e kanë kthyer shkollen e magjistraturës në një harem konkubinash e çerdhe korrupsioni, bashkë me kolegët e ti. Niket Dardani
Përgjigjuky coment flet dhe per mua: Modeli i krimit mafioz i korruptuar ne sherbim te mafies ne pushtet, sherbetor i rames xhafes dhe engjell agacit qe sbashku kercnojne e shantazhojne gjyqtare duke i detyruar qe te marrin vendime ne mbrojtje te mafies e te korrupsionit ne qeveri: Ankohet se po e shantazhojne mafiozi Arben Rakipi i cili shantazhon shume gjyqtar ish student te magjistratures, atje ku ai ka kapur postin e drejtorit dhe ka punsuar gjithe familjen e vet ne ate shkolle te larte shtetrore te Shqiperise, si gruan, kunaten, nipin dhe djalin e vet qe i ka blere dhe ciflliqe ne Hollande dhe ben udhetime cdo jave me fondet e shkolles se Magjistratures per interesa private te familjes Rakipi. Ankohet se po e shantazhojne komunist Rakipi, nderkohe ai i urdheron gjyqtaret e gjykatave ne Tirane e rethe, qe te marrin vendime gjyqsore sic ja do qefi Rakipit per te favorizuar te korruptuarit ne qeveri duke vjedhur miliarda Lek shtetit. e nese ata gjyqtar nuk pranojne ti binden, Rakipi i kercnon me shkarkime nga detyra por dhe me dhune e terror psikologjik mesazhesh te perditshme me celular si; 'suksese ne jete, ke mbaruar pune me ne, pac veten ne qafe, do ta psosh, nuk ke shanc qe te arrish dicka, do te me lutesh, e kemi zerin dhe pamjen tende,'( behet fjale per vidio qe ai u ka bere mafiozisht dhe neper ambjente ku ai i ka detyruar ti kete shpesh, shantazhe vajzat dhe grate magjistrate, me qellim per ti kercnuar nese ato nuk i binden nje dite). etj fjale mafiozesh qe ai ua ka derguar shpesh. Ankohet per shantazhe Rakipi, ndersa cdo nate grate e vajzat magjistrate qe nuk pranojne shantazhet e ti, ai i kercnon me telefonata anonime, nga zera qe flasin ne emer te ti dhe i kercnojne me dhune se.x.ale si dhe me aksidente qe ata duan te ua krijojne, ndersa u thone me kercnim; 'me mire kthehu ke profi..... u thone e bindju urdhrave te ti, ndryshe nuk e keni te gjate se qente do te u hane neper kanale'. ai kriminel duhet debuar nga shkolla e Magjistratures menjehere me protesta te organizuara nga familjaret e gjyqtareve te Shqiperise qe ai pronar drejtor mafioz primitiv pervers i shkolles se magjistratures po ua kercnon bijat gjyqtare e bijte me eleminime fizike me mafien e ti te lidhur e mbrojtur nga Edi Rama me qeverine mafioze.
Përgjigju90% e students te Magjistratures jane femijet e ish prokuren dhe ish-gjyqtareve te shkarkuar nga ventingu per korrupsion ose te denuar me burgim per korrupsion. Drejtesia e re me fytyre te vjeter. Largoju prinderit dhe futu femijet riciklim Shqiptar.
Përgjigju