Mungesa e tregut dhe çmimi i ulët po detyrojnë fermerët korçarë të heqin dorë nga kultivimi i mollëve, një prej kulturave disa vjeçare të qytetit. Fermerët ankohen se po shkojnë drejt falimentimit dhe se tonelata të tëra molle të kultivuara po mbetet stok duke u prishur. Nga fshati Zvezdë në Bashkinë e Maliqit, fermerët kërkojnë që shteti të luajë rolin e rregullatorit të tregut, pasi dëmi financiar është tepër i lartë dhe nuk mbulohet as kostoja e prodhimit të mollëve.
'Prodhimi ka qenë shumë i mirë dhe i pastër, por tregu është shumë i dobët në karshi me mollët që ne kemi prodhuar. Tani molla merret këtu nga tregtarët me 15 lekë dhe në Tiranë molla shkon në 80 lekë si ka mundësi. Qumështi po vjen nga Serbia, molla po vjen nga Serbia. Unë kam 2200 kuti akoma në shtëpi të pa shitura. Unë kështu po rrezikohet t'i heq fare mollët për çfarë t'i mbaj po më kalben, shteti të jetë një rregullator i tregut', tha një fermer
Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti për krijimin e një tregu të sigurt ku të shesin prodhimet e tyre.
'Me tregun e mollës jemi zero, saç kam shpenzuar për punimet e mollës ne nuk i shlyejmë dot as ato', tha një fermer.
'Unë kam shpenzuar 800 mijë lekë dhe me 20 lekë mollët unë kam marrë 600 mijë lekë, unë kam dalë minus me mollët. Duam ndihmë që t'i shesim ato që prodhojmë', tha një fermer tjetër.
Qarku i Korçës, një ndër prodhuesit më të njohur në vend për kultivimin e varieteteve të ndryshme të mollës, prodhon çdo vit 80 deri 100 mijë ton mollë. Vitet e fundit prodhimi më i madh i tyre po përfundon në kanal. Kjo ka detyruar një pjesë të mirë të fermerëve të zëvendësojnë pemëtarinë e mollës me të tjera kultura.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Licencoi karburantin pa leje, SPAK kërkon nga 1 vit burg për kyebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarët e tjerë
5 Shkurt, 09:50
-
Korçë/ 40-vjeçari i plagosur me thikë, policia shpall në kërkim autorin
5 Shkurt, 08:21
-
Korçë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, persona të paidentifikuar e lënë në derë të spitalit! Policia në kërkim të autorit (EMRI)
4 Shkurt, 21:29
-
Analizat vjetore të policisë në Elbasan dhe Korçë, Proda: Garantoni rend dhe siguri gjatë fushatës zgjedhore
4 Shkurt, 18:07
-
FOTO: Aksident i frikshëm në Ersekë, 'Benzi' ngel varur në barrierat anësore në rrugën e re
3 Shkurt, 12:34
-
Po drejtonin makinën në gjendje të dehur, 4 të arrestuar në Korçë
2 Shkurt, 14:44
-
Hyn në fuqi ulja e tarifës së ‘Kartonit Jeshil’ për makinat shqiptare që lëvizin drejt Mali të Zi, Partia Aleanca e Maqedonasve kërkon zgjerimin në Maqedoni e Greqi
2 Shkurt, 14:44
-
Pogradec, automjeti me targa greke përplas të moshuarin që shpërndante qumësht
2 Shkurt, 14:14
-
Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, çohet për gjykim ish-shefi i Kufirit në Korçë dhe bashkëpunëtori i tij! Si favorizoi trafikantin, droga kapte vlerën deri në 117 mijë euro
2 Shkurt, 10:15
-
Korçë/ Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj! Për pensionistët, transporti falas
1 Shkurt, 15:32
-
Skënderbeu konfirmon dy largime në merkato
1 Shkurt, 15:00
-
Pacienti tentoi të djegë qendrën e dializës në Korçë, mjekja psikiatër: Sjellje agresive, ka refuzuar ekzaminimet për probleme të shëndetit mendor
31 Janar, 16:29
COJINI PER EKSPORT,, ne rusi e Ukraine,,apo poloni,,...ose vendet arabe...lidhni mareveshje mos flini gjume….
Përgjigju