Po ndante çmimet, vdes në skenë
 kompozitori i njohur Jorgo Roze
VD/Momenti kur Roze bie në skenë(+16)

Po ndante çmimet, vdes në skenë<br /> kompozitori i njohur Jorgo Roze<br />VD/Momenti kur Roze bie në skenë(+16)
Një ngjarje e dhimbshme dhe e pazakontë ka ndodhur në Festivalin e 46 të këngës për fëmijë në Gjirokastër.
 
Kryetari i jurisë së festivalit për fëmijë Jorgo Roze humb jetën në skenë fill pas dhënies së çmimit të tretë, pa arritur të ndajë çmimet e tjera.
 
Ngjarja e rëndë ka tronditur spektatoret dhe pjesëmarrësit e pranishëm sidomos fëmijët që prisnin me emocion vlerësimin e çmimeve të këngëve që kanë performuar në skenë.
 
Koret e fëmijëve të mbledhur në të dy anët e skenës, janë frikësuar tej mase duke krijuar një panik të pazakontë aq sa kanë plasur të qarat tek ta apo dhe ulërimat.
 
Roze, 75 vjeçar, ka dhënë shpirt në skenë duke mos patur asnjë mundësi shpëtimi nga ana e instrumentistëve të orkestrës që u gjendën pranë.
 
Gentian Selfo njëri prej muzikantëve dhe kompozitorëve në festival, ka qenë i pari që është afruar tek trupi i të ndjerit për t'i dhënë ndihmën fillestare duke i kryer frymëmarrje artificiale si dhe ushtrime fizike.
 
foto

jorgo
jorgo roze
(Jorgo Roze)

Ndërkohë që kjo asistencë nuk ka rezultuar e suksesshme, pasi instrumentisti i moshuar kishte ndërruar jetë.
 
Trupi i pajetë i të ndjerit, është çuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal "Omer Nishani", çka zyrtarizoi edhe vdekjen e Rozes.
 
Ky i fundit, sipas mjekëve të spitalit, ka pësuar atak akut kardiak.
 
Të pyetur nga Report TV, disa prej artistëve bashkëshoqërues në skenë, i ndjeri, përgjatë kohës para se të jepte shpirt, nuk kishte shfaqur shenja që të tregonin për një problem të tij shëndetësor, përkundrazi ka qenë tepër energjik në funksionimin e aktivitetit për fëmijë.
 
Jorgo Roze, ka qenë caktuar nga organizatorët e festivalit, si kryetar i jurisë çka e kishte privuar atë të ishte krijues apo konkurrent në këtë festival për shkak të konfliktit të interesit.
 
Klarinetisti dhe muzikanti i talentuar Jorgo Roze, është njëri prej intelektualëve më të nderuar të fushës së artit e kulturës.
 
 Ai madje është nderuar dy vjet më parë nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës me titullin "Qytetar Nderi".
 
Jorgo Roze, ka studiuar në Çekosllovaki në mes të viteve '60 për klarinetë.
 
Pas kryerjes së studimeve jashtë shtetit, ai emërohet drejtues i Estradës Profesioniste të Gjirokastrës.
 
Njëkohësisht ka qenë instrumentist dhe krijues i mjaft këngëve për fëmijë e për të rritur në edicionet e shumta kombëtare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar

Aksident tragjik në Lushnjë, makina e marrë me qira del nga rruga dhe bëhet copash! Shoferi gjendet i vdekur në timon, ende i paidentifikuar