'Po ndodhi sërish lë stolin dhe iki në shtëpi', Luciano Spalletti e ka me tifozët: Na morën peng

'Po ndodhi sërish lë stolin dhe iki në shtëpi', Luciano Spalletti e ka me tifozët: Na morën peng

Luciano Spalletti

Napoli humbi 1-0 me Milanin në Champions League. Çerekfinalja e parë foli për kuqezinjtë, teksa pas ndeshjes foli edhe trajneri i miqve, Luciano Spalletti. Për numrin një të stolit napoletan, në ndeshjen e kthimit të një jave më pas kërkohet një mbështetje e madhe nga tifozët. Spalletti iu ka bërë thirrje ultrasve që mos zihen mes tyre si në ndeshjen e kampionatit me Milanin, në të kundër ai do largohet sepse klima e tensionuar ndikon në skuadër.

“Nuk e di por isha i trishtuar kur pashë stadiumin tonë kundër Milanit, nuk mund ta imagjinoni pavarësisht rezultatit. Ne po fitojmë kampionatin pas 33 vitesh, po luajmë një ndeshje themelore, duke parë një të gjithë kundër të gjithëve është diçka që unë kurrë nuk do të arrij ta kuptoj dhe që do ta mbaj gjithmonë me vete. Nëse e njëjta gjë ndodh gjatë kthimit, do të shkoj në shtëpi, do të largohem nga stoli, sepse është diçka e pashpjegueshme. Djemtë janë të ndjeshëm ndaj asaj që ndodh rreth tyre dhe ne luajtëm në një klimë absurde, na morën peng”, tregoi Spalletti pas ndeshjes në Champions League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë