Një 36-vjeçar ka ndërruar jetë aksidentalisht në Vlorë. Sipas policisë në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.
Mësohet se 36-vjeçari ka qenë duke ngarkuar materiale ndërtimi, dhe gjatë këtij momenti i kanë rënë materialet në kokë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.