
Igli Haxhiaj, sot oficer i Antiterrorit, është pjesë e një prej bandave më të mëdha kriminale shqiptare me shtrirje në Evropë me aktivitet në trafikimin e lëndëve narkotike. Në kohën e ushtrimit të plagjishmërisë, Haxhiaj ka qenë pjesë e skudarës së Operacionales dhe se i ka shërbyer grupit kriminal të Visit të Pojës duke u dhënë informacione sekrete mbi lëvizjet e policisë, në këmbm të parave. Ky grup kriminal u godit ditën e djeshme nga një operacion i përbashkët me SPAK dhe homologët në Itali.
Në një fragment të dosjes hetimore dhe nga dokumentimi i bisedave të shmëbyera në aplikacionin SkyECC, shihet sesi Igli Haxhiaj bën pazar për shkëmbim të informacioneve.
Pjesë nga dosja hetimore:
4. Komunikimi HY67U7 – EC72PV, datë 14.12.2020, ora 21:36 – 21:58
I.Haxhiaj: Epo ti e di eshte vllai, po pati deri atehere patjeter.
EC72PV: po me thuj ca ti them, se seshte problem ajo pune.
I.Haxhiaj: Ai eshte qe te jet i informuar, per ca behet fjale, a ska interes dmth, po tani thuaj kaq, si te japi leket ja themi ca ka dhe kur te ket siklete qe di i ket nga mbrapa e njoftojme, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, o vllai te na japi noi kave, edhe sa here te jemi mbas atij ta njoftojme, se si ceshtje nuk e mbyllim dot, se e ka tjeter kush, vetem mos i thuaj kush jam une mos ta dij fare se sdihet ca flet.... Ok vllai....Po noi 5€, mos ta vrasim...thuaji kur ke sjell nje sasi te modhe te moren ne tel, dhe ke qene me dy goca. Po sja vlen me i thene me pak.... po per 500, 1 mij sja vlen fare vllai, se i shpetojme gjithe ato lek, ati nje kapje i fiken 70 mij, i arrestuam nipin, thuaja ta dij, thuaj per 5 vk...shife ca do thot.
Nga analiza e këtij komunikimi rezulton se shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj zhvillon një bisedë të detajuar me përdoruesin “EC72PV”, ku diskutohet mënyra e ofrimit të informacionit konfidencial kundrejt përfitimit financiar. Në fillim të bisedës, shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj i shprehet bashkëbiseduesit se “epo ti e di është vllai, po pati deri atëherë patjetër”, duke i lënë të kuptohet se çështja varet nga interesimi i palës së tretë.
Në vijim, EC72PV kërkon sqarime se çfarë duhet të komunikojë, ndaj shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj i përgjigjet duke i sugjeruar që pala e interesuar duhet të informohet për çfarë bëhet fjalë dhe nëse ka realisht interes. Ai i udhëzon që t’i thotë palës se pasi të japë lekët, do i japin informacionin.
Në vijim të bisedës, shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj shton se, në rastet kur personi i interesuar do të ketë siklete, duke nënkuptuar situata të rrezikshme apo kontrolle policore, ata do ta njoftojnë, duke ofruar edhe informacione të vazhdueshme. Ai e përmend haptazi kërkesën për përfitim monetar, duke i thënë bashkëbiseduesit: “o vllai të na japë noi kave”, duke iu referuar një shume në euro. Sipas tij, çështja nuk është në dorën e tyre për t’u mbyllur, pasi atë e ka dikush tjetër, por sërisht ai kërkon që identiteti i tij të mos zbulohet, duke theksuar: “mos i thuaj kush jam unë, mos ta dij fare se s’dihet çfarë flet”.
Në këtë komunikim, shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj përmend edhe shumën e kërkuar, duke propozuar “noi 5€” duke nënkuptuar 5.000 euro. Ai i sugjeron bashkëbiseduesit se si të justifikojë këtë kërkesë, duke i thënë të përmendë faktin se ndaj palës së tretë ka pasur hetime të mëparshme, se kur ka sjellë një sasi të madhe e kanë marrë në telefon dhe ka qenë me dy goca.
Lajmi kryesor:
DOSJA/ Ish-efektivi 15 mijë € pazar për shitjen e informacioneve sekrete: Jemi 3 veta...! Dyshohet edhe pjesë e trafikut të drogës me grupin e Visit të Pojës











