Një 37 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në portin Vado Ligure në Savonës ku është zbuluar një kontejner i mbushur me 60 kilogramë kokainë e ardhur nga Ekuadori me një ngarkesë me banane.
Pas kontrollit të kontejnerit, 37 vjeçari shqiptar, banues në Milano u arrestua menjëherë dhe u akuzua për trafik ndërkombëtar droge. 60 kilogramë kokainë ishin ndarë në 50 paketime të ndryshme.
Në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjet edhe një armë zjarri me 13 fishekë, e vjedhur, radio-transmetues dhe mjete të tjera të përshtatshme për të hapur me forcë kontejnerin. Ndërkohë po vijojnë hetimet e mëtjeshme për identifikimin e porositësve të drogës e cila nëse do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 5 milionë eurove.